Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e vjedhjes me dhunë të ndodhur në Babrru Kamëz.
Autori i dyshuar, i identifikuar si shtetasi me inicialet E(A)Sh 44 vjeç, banues Durrës,u shpall në kërkim pasi më datën 15.07.2016, rreth orës 07.30, në vendin e quajtur rruga “Halit Haxhia “ Babrru Tiranë, nën kërcenimin e thikës, i ka marrë me dhunë nga dora çantën shtetases shteta, 54 vjeç, banuese ne Babrru Tiranë, punonjëse e Ujësjellësit, ku brenda çantës dyshohet se kishte rreth 6 milionë lekë të vjetra .
Nga informacionet e marra ne rrugë operative dhe veprimet e para proceduriale u bë e mundur identifikimi i mjetit me targë AA903 GX, ku dyshohet se ka lëvizur autori.
Nga verifikimet paraprake mjeti dyshohet të jetë marrë me qira nga autori i dyshuar.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkalles parë Tiranë, për veprën penale te “Vjedhjes me dhunë”e kryer ne bashkëpunim , parashikuar nga neni 139 dhe 25 i K.Penal
