Fethullah Gulen, i njohur si një ndër kundërshtarët më të fortë të presidentit turk Erdogan, ka reaguar pas tentativës së ushtrisë turke për grusht shteti.
Ai ka dënuar përpjekjet për marrjen e pushtetit me dhunë, duke theksuar se po lutet që të rikthehet paqja në vend.
“Dënoj fort tentativën për grusht shteti të ushtrisë në Turqi. Pushteti duhet të merret vetëm përmes një procesi zgjedhor të lirë dhe të drejtë, jo përmes forcës. I lutem Zotit për Turqinë, që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt”- deklaroi Fethullah Gulen, i cili u cilësua nga presidenti Erdogan si truri i grushtit të shtetit.
