Dy ditë më parë UEFA ka publikuar 24 foto, një për çdo kombëtare që mori pjesë në “Euro 2016”. Dhe për pjesëmarrësit ajo ka zgjedhur fotot më të bukura.
Ndërkohë tifozeria shqiptare përfaqësohej nga tifozi që kishte vizatuar shqiponjën në fytyrë. Por cila ishte fotoja më e pëlqyer në faqen e UEFA-së në Facebook?
Pikërisht fotoja e tifozit shqiptar, që deri tani ka marrë më shumë se 18 mijë pëlqime, ndërsa të ndjekësit më të afërt ishin me më pak se 5 mijë pëlqime. Përveçse jemi tifozë në stadium, duket qartë që jemi po kaq të zjarrtë edhe në rrjet.
