Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i kërkoi Presidentit amerikan, Barak Obama që të arrestojë dhe ekstradojë drejt Turqisë klerikun e njohur mysliman Fetullah Gylen.
Kreu i Shtetit turk e akuzon Gylenin se qëndron pas grushtit të shtetit të zhvilluar mbrëmjen e së premtes, 15 korrik në Turqi, por që dështoi.
I dashur Zoti President. Ta kam kërkuar dhe më parë. Ose deporto Fethullah Gulen ose ktheje në Turqi por s’më ke dëgjuar. “Në qoftë se SHBA dhe Turqia janë vërtetë aleatë strategjikë, atëherë Presidenti amerikan duhet të depërtojë Gylenin”, tha Erdogan.
Deklaratat e tij u bënë gjatë një manifestimi në Stamboll përpara mijërave qytetarëve të thirrur nga partia në pushtet AK.
Ai tha se Turqia po përgatit një dosje zyrtare të detajuar në lidhje me aktivitetin ilegal të Gylen.
Nga grushti i shtetit i zhvilluar mbrëmjen e shkuar, 2.800 persona në radhët e ushtrisë janë arrestuar dhe arrestime të tjera priten anë e mbanë Turqisë.
Grushti la pas edhe 265 persona të vdekur, shumica prej të cilëve në radhët e civilëve.
Pak me pare Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i kërkoi Turqisë të dorëzojë të gjithë provat kundër klerikut Fethullah Gulen i cili jeton në ekzil në SHBA.
Imami që predikon dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor jeton prej gati dy dekadash në Pensilvaninë Qendrore pas largimit të detyrueshëm nga Turqia, ndërsa kërkesat për ekstradimin e tij janë bërë edhe më herët nga qeveria turke.
Ajo e akuzon Gylenin për krijimin e “shtetit paralel”, akuza që janë mohuar vazhdimisht nga kleriku. Gylen dënoi edhe grushtin e shtetit të zhvilluar mbrëmjen e shkuar.

Erdogan esht nje bastard islamik qe nuk ja shoke
Ai po e ben Turqine si Irani , nje shtet fetar
Guleni esht klerik myslyman por esht per dialogun miqesor midis feve dhe Amerika nuk do te degjoj nje idiot diktator si Erdogan
GYLEN = BIN LADEN.
TE DY VEGLA NE DORE TE CIA DHE MOSSAD.
KETU DO TE JEMI, AMERIKA NUK DO TA DOREZOJE GYLEN, ME VULLNETIN E SAJ……………………