Edhe një herë nuk iu ndenj pa bërë provokimin e radhës. Me gjasë, Sali Berisha ishte i bindur se ç’lloj komentesh do t’i vërshonin lumë pas deklaratës së tij fejsbukiste referuar ngjarjeve në Turqi, se grushtet e shtetit marrin përgjigjen e merituar, njësoj si më 21 janar.
E megjithatë ai e hodhi gurin në lumë. Për fat të keq, nuk është një gur që e hedh budallai dhe të tjerët gjëmojnë për ta gjetur; është një gur që e hedh një pusht malinj i politikës dhe autoritarizmit, që shtiret si budalla. E bën për t’u kujtuar të gjithëve se është ende aty, se ka shumë fije në dorë dhe nuk kanë çfarë t’i bëjnë. Madje, i luten e i përgjërohen për t’i dhënë një zgjidhje dhe frymë shprese vendit, qoftë fjala për 97-n, qoftë për zgjedhje presidentësh, qoftë për reforma të rëndësishme si kjo në drejtësi. Është pra, një gur që e hedh një provokator profesionist i cili tek-tuk shtiret si budalla, por që i di mirë punët e veta të zeza. Dhe e shijon acarimin që shkakton.
Dhe “budallai” e di mirë se për ç’grusht shteti mund të flitej më 21 janar 2011, kur njerëz të zemëruar e të frustruar u mblodhën për të protestuar ndaj një qeverisjeje skandaloze, hajdute, arrogante e vrasëse dhe opozita që i thirri në shesh i la në mes të rrugës. E di fare mirë se ku dallon kjo datë nga 14 shtatori 1998, dhe çfarë ka ndodhur në secilin rast.
Por duket se ai që është gati të vrasë direkt për pushtet, apo të vrasë indirekt përmes të tretësh rivalë të tij e më pas t’i bëjë heronj duke çarë dyer qeverish me arkivolet e tyre, nuk e ka për gjë edhe të vrasë e të rivrasë shpirtrat dhe shpresat e njerëzve të thjeshtë. Dhe e dini çfarë? Mirë bën që na ndëshkon e rindëshkon, përderisa mbi portretin e tij është vulosur pandëshkueshmëria… /DITA

“Mbrojtja me e mire eshte sulmi”.
Karshillëk i pastër,,,bile mburrje e hapur për vrasjet që ka bërë.Ky është kanibal më I poshtëri njeri në gjithë historinë shqipëtare,,,Po të kishim drejtësi pa e zgjatur fare arrestohej më vënd.Rast unik kur krimineli e pranon hapur ,bile me krenari krimin që e ka bërë ky me dashje.
Po kush duhet ta bëjë këtë,,,,?
Dhalli,,,,,?
Gjiza ,,,,?
Apo hirra,,,,!!!?
Ì
Grushti I shtetit turk ishte e kunderta e tragjedise te 21 Janarit tone . Ne Turqi u ngrit forca e armatosur . ketu protestusit kishin vetem shkopinj , perpara policies te armatosur deri ne dhembe . Ketu u vrane protestuse atje u vrane police . . Ky, qe shkruan te tilola brockulla , nuk eshte thjesht kriminel , por dhe idiot I shtirur . I . Foto
(1) Bazuar ne faktin, se opozita e atehershme i thirri ne shesh militantet per te protestuar kunder politikanit matrapaz (shkaktari i protestes) te filmuar me bllok me dore,
(2) bazuar e faktin, se po ajo opozite i nxiti dhe i organizoi protestuesit te marshonin ne drejtim te godinave shteterore te mbrojtura kunder cdo lloj sulmi agresiv, duke mbajtur ne duar pankarta (jo drunj), cadra (jo shufra hekuri), e lloj-lloj sendesh te tjera
(3) bazuar ne faktin, se po ajo opozite nuk arriti te parandalonte pershkallezimin e protestes dhe sulmet me mjete jo-demokratike kunder policise se shtetit dhe godines se kryeministrise,
(4) bazuar ne faktin, se po ajo apozite ne momentin kur situata u acarrua dhe doli jashte kontrollit ishte e para qe e braktisi vendngjarjen, dhe se fundi …
(5) bazuar ne faktin, se po ajo apozite per te ardhur ne pushtet beri koalicion me shkaktarin e protestes, e pra me politikanin matrapaz qe sot ne vend qe te ishte zhdukur nga skena politike po tall bithen me nje popull te tere duke kuvenduar nga maja e plepit,…
atehere fjalia e fundit e artikullit do te tingullonte me mire keshtu:
Mire bejne qe na ndeshkojne e rindeshkojne, perserisa te damkosurit e pandeshkuar vazhdojne te na perdorin si mish per top.