Makina përplas dy këmbësorë në Durrës, vdes gruaja

Dita

Një aksident me vdekje u shënua në orët e para të mëngjesit të 17 korrikut në lagjen nr 6 të Durrësit. Policia e këtij qyteti informon se makina që drejtohej nga 25 – vjeçari Klejvi Maliqi ka aksidentuar dy këmbësorë.

Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetësia.D.D. 53 vjeçe, banuese në Durrës. Ndërkohë, shtetasi A.B. 49 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Aksidenti  u shënua rreth orës 02:10 në rrugën”Aleksandër Goga”lagja Nr. 6 Durrës. Klejvi Maliqi  duke drejtuar automjetin tip Benz me targa AA 224 BD, ka aksidentuar dy këmbësorë(një i seksit femër dhe një i seksit mashkull) Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesit të mjetit ka rezultuar se ka konsumuar alkool në masën 0.45 mg/liter.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “dhe” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”parashikuar në nenet 290/2 dhe 291 të Kodit Penal, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *