Si të kujdesemi për dhëmbët e ndjeshëm gjatë periudhës së shtatëzanisë?

redaktor

 

Nga Florjan Xholi*

 

Gjatë periudhës së shtatëzanisë shfaqen dhe problematikat me trupin e femrës, ku kemi ndryshime dhe problematika të shumta. Një ndër burimet e  shqetësimit gjatë shtatëzanisë janë dhe dhëmbët. Gjatë kësaj periudhe kemi dhëmbë të ndjeshëm.

Ndryshimet në shtatëzani

Çdo ndryshim hormonal që ndodh në trup  është një ndër faktorët që sjell në dëmtimin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve ,ku kemi dhimbje dhe ndjeshmëri gjatë shtatzënisë. Nga rritja e fluksit të gjakut nga hormonet hyperaktive, shtatzënia merr disa risqe në dëmtimin e dhëmbëve.

Shkaqet më të shpeshta të dhëmbëve të ndjeshëm gjatë shtatzënisë janë:

Hormonet e shtatëzanisë në fakt mund të ndikojnë tek trupi duke çrregulluar sistemin imunitar ndaj baktereve të cilat mund të çojnë në infeksione periodontale dhe hiperndjeshmëri të dhëmbëve.

Rritja rrjedhjes se gjakut.

Trupi punon jashtë kapacitetit normal sepse ka nevojë për të mbështetur nënën dhe fëmijën  në bark. Kjo rrit rrjedhjen e gjakut ku mund të krijoje ndjeshmëri në dhëmbë dhe fryrje të mishrave të dhëmbëve.

Sëmundja e mishrave

Gratë shtatzëna janë më të ndjeshme ndaj sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve. Gjithashtu mishrat e lënduar dhe të infektuar mund të çojnë në një gojë të lënduar.

Mungesa e vitaminave

Siç është dhe kalciumi në formimin e fëmijës në bark, duke e marrë nga nëna ,kemi dhe dëmtimin dhe ndjeshmërinë e dhëmbëve. Prandaj është e këshillueshme që të ndiqen me rigorozitet të gjitha këshillat e dhëna nga dentisti.

image (2) Si ndikon shtatëzania në ndërhyrjet dentare?

Edhe pse shtatzënia mund të kufizojë disa ndërhyrje medicinale përdorur shpesh për të trajtuar dhëmbët dhe mishrat e lënduar, me një kujdes ekstra dhe vëmendje të lartë mund të mbani buzëqeshjen tuaj të shëndetshme gjatë  dhe para lindjes në nëntë muaj. Ruajtja e të gjitha zakoneve  të higjienës që ju keni përdorur për higjienën e gojës dhe ndoshta duke i shpeshtuar disi më shumë, do ju mbajnë të shëndetshëm dhe pa dhimbje gjatë kohës së shtatëzanisë.

Katër gjëra që ju mund të bëni për dhëmbët tuaj të ndjeshëm gjatë shtatzënisë:

Një furçë të butë. Dhëmbët e ndjeshme kërkojnë një prekje të ndjeshme.

Merrni shënim ushqimet që shkaktojnë ndjeshmëri. Nëse  keni përjetuar një dhimbje dhëmbi duke pirë çaj? A mendoni se akullorja ju shkakton dhimbje? Është e mirë për të shmangur këto ushqime .

Hani më pak ëmbëlsira. Sheqeri ushqen bakteret në gojën tuaj, të cilat mund të çojnë në dëmtimin e dhëmbëve. Nëse është e mundur, të zvogëloni sasinë e ëmbëlsirave që ju konsumoni. Në rast konsumimi, është e këshillueshme të bëhet larja e dhëmbëve duke larguar papastërtitë.

Kontrolli i rregullt periodik tek dentisti. S’duhet të përdorni shtatëzaninë  si një justifikim për të shmangur kontrollet tek dentisti, ku është gjëja më elementare  për të mbajtur buzëqeshjen dhe një gojë të shëndetshme. Vetëm sigurohuni që t’ia kujtoni dentistit se ju jeni shtatzënë, kështu që masat e duhura mund të merren nga dentisti (si heqjes dorë disa lloje terapish dhe nga mosbërja e radiografisë).

Është e vërtetë se shtatzënia është një periudhë ndryshimesh sidomos për trupin, por ju nuk keni pse të jeni në siklet me gojën. Bisedoni me dentistin për të siguruar ilaçe për dhimbjet që mund të keni dhe për të siguruar që dhëmbët tuaj të ndjeshëm nuk do të bezdisin për nëntë muaj. Me udhëzime të qëndrueshme profesionale dhe me kujdes personal, ju do të jeni në gjendje të gëzoni një shtatëzani pa shqetësime në lidhje me dhëmbët dhe efektet anësore të tyre.

 

* Kirurg Oral

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *