E heqsh këmbën zvarrë!

redaktor

Sali… ti që “na shpëtove nga murtaja komuniste”, me shumë gjasa do të bëhesh edhe dëshmori i parë në mbrojtje të “sovranitetit” që na paska mbetur! Paska qenë e thënë që vetëm kreshnikë si puna jote “t’iu dalin zot” këtyre trojeve… ti je Gjergj Elez Alia vetë! Ju thaftë goja atyre që të akuzojnë ty si “ndihmës” i Sllobos kundër shqiptarëve! Ju thaftë goja atyre që të akuzojnë ty për shitje të territorit shqiptar tek hasmi ynë shekullor! Ju thaftë goja atyre që të akuzojnë ty se dogje Gërdecin! Ju thaftë goja atyre që të akuzojnë ty se vodhe bashkë me pasardhësin tënd idiot një thes me para në “Rrugën e Patriotizmit”!

Kur flet ti për “sovranitet” unë ngashërehem, derdh lot e mbetem pa gojë… sepse e di që patriotizmi yt është i barasvlefshëm me ndershmërinë e ku…., ndërsa këta “bijtë e etërve” nuk duan t’ia dinë, sepse janë zhytur thellë “në tradhti”! Kanë rënë preh i “armiqve” tanë anglo-amerikano-gjermanë! Edhe kur ndeze zjarrin e përçarjes kombëtare veri-jug në ‘97-n, edhe kur urdhërove për të qëlluar mbi demonstruesit paqësorë më 21 janar, gjithçka e bëre për të mbrojtur “sovranitetin” e by…. tënde.

Seç kam një parandjenjë të keqe, o Sal. Do të kujtohesh, si hero birucash! Më duket se Nexhit ia solli fati të fërkojë barkun me fundin tënd, prej batakçiu… në kohën më të papërshtatshme, tani kur je bërë për skrap! E heqsh këmbën zvarrë! I marrsh me vete të gjithë banditët (pa dallim ngjyre, feje e seksi) që kuisin në kor me ty kundër reformës! Respekte,

 

Letër e nënshkruar

Muharrem Meko

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *