9 vjeçarja tregon horrorin e sulmit në Nice përmes vizatimit

redaktor

Një vajzë 9 vjeçare, e cila ishte dëshmitare e masakrës në ditën e lirisë në Nice, ka rikrijuar aktin barbar përmes një vizatimi prekës.

Vogëlushja po shijonte fishekzjarret me xhaxhain e saj në Promenade des Anglais kur luftëtari i ISIS, Mohamed Lahouajej Bouhlel, sulmoi turmën me kamion.

Në qendër të ilustrimit është kamioni që 31 vjeçari përdori për të vrarë njerëzit e pafajshëm, si dhe një mama e cila shtyn një karrocë fëmijësh para tij.

Përveç turmës që “shtypet”, vizatimi gjithashtu tregon disa policë të cilët tentojnë të ndalojnë kamionin dhe qëllojnë drejt autorit të ngjarjes.

Vajza, e cila krijoi “tablon” e ngjarjes, një fotografi e cila më pas u postua në Twitter nga gazetari i iTele, Florent Pfeiffer, tha se piktura e bëri të ndjehej më mirë në lidhje me ngjarjen e tmerrshme.

364FF2F300000578-3693334-image-a-94_1468672003669 364D496400000578-3693334-image-a-93_1468672001323 36551B8200000578-3693334-image-m-92_1468671781720

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *