Tiranë, motori përplas një këmbësor

redaktor

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:00, pranë stacionit të trenit tek rruga “Ferit Xhajko”, ku një motor ‘pica taxi’ ka përplasur një këmbësor.

Për pasojë këmbësori, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Në vendngjarje kanë mbërritur mejëherë forca të policisë, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *