Propozimi, Meta: Unë, Rama, Basha, Lu dhe Vlahutin të mbyllemi në Kuvend, ndryshe ikim

redaktor
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, gjate nje konference te perbashket shtypi me Nenkryetarin e Asamblese Kombetare Popullore te Kines, Ji Bingxuan, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta, during a meeting with the deputy head of China's National People's Congress, Ji Bingxuan.

Në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, kreu Ilir Meta u ka bërë thirrje palëve politike të përfshira në procesin e reformës në drejtësi, por edhe ambasadorëve të huaj më të angazhuar për këtë reformë, të mblidhen të gjithë së bashku në Kuvend për të arritur konsensusin e duhur për miratimin e kësaj reforme tepër të rëndësishme në vend të enjten e ardhshme në Kuvend.

Edhe mua po më soset durimi, sikurse ambasadorit amerikan, por unë kam një propozim ndryshe nga ai. Nuk është koha që Rama e Basha të mbyllen në një dhomë dhe ose të gjejnë zgjidhje, ose nuk dalin prej saj, por meqenëse Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe unë jam kryetar i Parlamentit, i ftoj të dy aktorët kryesorë politikë në vend, sikurse edhe dy ambasadorët e palodhshëm Lu e Vlahutin, që ne të mblidhemi këtu në Kuvendin e Shqipërisë, ku na ka sjellë sovrani, për t’i dhënë vendit drejtësinë e munguar për të ardhmen”, u shpreh Meta.

Sipas tij, udhëheqësit aktualë të politikës shqiptare duhet të bëjnë përpjekjet ekstreme për ta shndërruar reformën në drejtësi në një histori suksesi për të gjithë shqiptarët dhe nëse nuk e arrijnë duhet të ikin nga funksionet që mbajnë.

Nuk kemi të bëjmë thjesht me ndryshime kushtetuese, por thuajse me një Kushtetutë të re të Republikës së Shqipërisë, sepse janë ndryshime thelbësore. Nuk më ka pëlqyer aspak historia si ka filluar historia e reformës në drejtësi, gjë që e kam bërë të ditur për të gjithë ndërkombëtarët. Jemi sot në momentin kur reforma mund të asfiksohet nga vapa që ka filluar. Përpjekjet për të shpikur fajtorë dhe për të mos gjetur konsensusin duhet të marrin fund nga aktorët e përfshirë, përfshi këtu kreun e Partisë Socialiste dhe kreun e Partisë Demokratike, por edhe mbështetësit e kësaj reforme. Kam kërkuar me kohë dialog të nivelit të lartë bazuar mbi mendimet dhe rekomandimet e OPDAT, EURALIUS dhe Komisionit të Venecias. Pavarësisht klimës në të cilën është zhvilluar kjo reformë, kemi vënë re shkëmbime të vazhdueshme të akuzave se kush e ka vendin në burg sipas reformës së re të drejtësisë. A thua se kjo reformë bëhet thjesht për të futur disa politikanë në burg. Kjo reformë nuk është pronë e politikës, por detyrë dhe përgjegjësi e saj për t’i dhënë zgjidhje. Njëkohësisht edhe për t’u thënë qytetarëve shqiptarë, se përmes kësaj reforme vendi ynë do të bëhet më i mirë për ta”, ka deklaruar ndër të tjera kryeparlamentari Meta.

Dhe mbi mënyrën sesi duhet të zhvillohet takimi i propozuar prej tij në Kryesinë e Kuvendit:

“Jo duke e filluar takimin se kush do të shkojë i pari në burg. Me të tilla sjellje ne shkatërrojmë konsensusin dhe frymën konstruktive të kësaj reforme. Nuk bëhet reforma dhe nuk arrihet konsensusi duke thënë se ai apo ajo do të shkojë në burg. Nëse duam reformë, gjithçka duhet nisur nga e folura: unë do të shkoj në burg nëse kam shkelur ligjet e këtij vendi”, shpjegoi Meta.

Ndërsa në rast rreziku të dështimit të miratimit të kësaj reforme, Ilir Meta parashikon skenarë aspak të mirë për vendin.

Këtu kemi të bëjmë me një Kushtetutë të re, me institucione të reja, të cilat do të mbajnë peshën kryesore të suksesit apo të dështimit të kësaj reforme, që nuk bëhet vetëm për zgjedhjet e radhës, por për të paktën 30 vitet e ardhshme të këtij vendi, kohë gjatë së cilës shumë prej nesh nuk do të mund të jemi më në politikë. Unë shoh një rrezik tepër serioz jo për politikanët, por për vendin, nëse kjo reformë nuk do të miratohet me konsensus, sipas Venecias, e padyshim edhe sipas standardeve europiane dhe euroatlantike. Shoh rrezikun e dështimit të saj, sepse mazhoranca aktuale nuk i ka 93 votat, por edhe në rastin e miratimit të saj pa konsensusin e opozitës, unë ju them me bindje se ky mund të hapë një situatë krejt të re për vendin, që nuk do të jetë ajo e forcimit të institicioneve dhe shtetit ligjor, e paanshmërisë së institucioneve të reja që do të dalin prej kësaj reforme, por një kapitull afatgjatë destabiliteti në këtë vend për shkak të kundërshtimeve të reformës së miratuar në mënyrë të njëanshme. Shqipëria nuk duhet të shndërrohet në një Maqedoni, për shkak të mungesës së konsensusit”, paralajmëroi kreu i Parlamentit, Meta.

Share This Article
11 Comments
  • Nëse të enjten nuk votohen ndryshimet kushtetuese(reforma në drejtësi),ditën e premte kryeministri e bashkë me të edhe ju duhet të jepni dorëheqjen.Këtë nuk e pashë të shkruar z. kryeparlamentar.

  • DRIDHE LIKE ME LESH MONIKE,

    TI DUHET TE KISHJE IK ME KETE MONSTREN

    GJYQTARE E CLIA SHITI DREJTESINE PER

    TE MBROJTUR HAJDUTIN META.

    AJO SHKERDHATE GJYQTARE QE TE DHA

    LIRINE PER VIDION E 21 JANARIT U ARRATIS NGA SHQIPERIA

    PA I VESHUR AS BREKET E SAJA.

    LIRIA QE TE DHA KJO MONSTER E

    ARRATISUR PER KORRUPSION,

    NUK KA ME VLERA LIGJORE.

    SOT U PROVUA QE :

    TI JE HAJDUT.

    E PROVOJ KJO MONSTRA E KORRUPSIONIT.

    KJO MONSTER MERRTE URDHERA NGA

    SPARTAK BRAHO,

    ME KORRIER BURRIN E MONSTRES,

    PER TE PENETRUAR CESHTJEN DOSHI.

    KU FSHIHET KJO MONSTER E DI VETEM TI.

    PER FAJ TE KORRUPSIONIT TEND U VRANE E

    U VARROSEN 4 PROTESTUES TE PA FAJSHEM.

    NUK DUAM DREJTESI

    NGA TI FYTYRE HAJDUT.

    DREJTESIA TE FILLOJE

    NGA QELIA E METES

    DHE E GJYQTARES ANDREA ..

    • Po te kishte FBI-ja nje dosje te Metes per shkeljen e ligjeve amerikane, sic ka per Ramen, Likja nuk do te shiste gazra keshtu sic po shet – 84 vota te mazhorancws do te ishin per reformen euro-amerikane dhe 10 vota do te gjeheshin andej-kendej.

  • Reforma duhet të shkoj në pëarlament kështu si ka propozuar SHBA dhe BE dhe ka rënë dakort Rama, pra vetingu nga të huajt, në të kundërt sështë reformë. N

  • Nuk behet se eshte veze e prishur?Ka shume lambirite ne kete tunel fa dalje se hyreja eshte bere nuk ka asnje shprese se duhet nisur nga 1990 eshte vone si ne shqiperi edhe ne Be E SHBA

  • Rama sduhet të pranojë, Meta ka rënë dakort me Bashën për të hequr vetingun dhe për të shpëtuar nga burgu, pra të vazhdojmë me këta kriminel. Rama te shkoj në parlament po nuk u votua te shpellen zgjedhjet e parakohëshme. Meta nxorri fytyrën e vërtetë. Ti kim nga politika thotë, po praepni dorëheqjen dh je shkoni në zgjedhje.

  • Duket shume qarte se dhe Meta nuk eshte per reformen. Ajo qe i intereson eshte gjiza e prishur qe ne kohen kur qeveriste me Berishen .Tani le te prishet edhe kur qeverise me Ramen .
    Taktika e fundit e te pandeshkuarve eshte krijimi i situatave destabilizuese per te kaluar ne zgjedhje te parakoheshme .Perse duhet bere nje gje e tille .Perse nuk pranohet varjanti gjerman.Te miratohet me shumice votash .Arsyet jane te shumta qe e justifikon. Saliu i ndryshoje ato me 70 +4 te Leshit .
    Nuk qenka kaq e thjeshte kur vihet ne pikepyetje krykrimineli i vendit .Si Amerika dhe BE e kane shtruar keq ekuacjonin.Do te ishte me se normale, qe kete Reforma ,ta bente vullneti i popullit si dhe per shume ceshtje te tjera kur politikane majmun nuk merren vesh .
    Sot shohim se ngercet ne bote i zgjidh vetem vullneti i popujve .Rasti me i fresket, qe duhet ti vne gjishtin kokes politikanet shqiptare, eshte ai i Turqise .

  • Meta “pa dashje” e tha gabim: te ikim nga politika.
    Po pse mor lali kush po te mban me zor, ik e pirdhu.
    Mos fol ne emer te tjereve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *