Tohir sqaron keqkuptimet: Mançini, klas për ne. Ikardi pasuri

redaktor

Erik Tohir provon që të “qepë” shkepjen e raportit mes Roberto Mançinit dhe Interit. “Ai është lojtari ynë i klasit, i kam folur dhe mezi pres që ta takoj në SHBA javën e ardhshme, bashkë me skuadrën”. Deklaratat e presidentit të Interit janë publikuar në adresën zyrtare të Interit dhe vijnë në një moment tensioni mes trajnerit dhe klubit.

Tohir shpjegon që “kam ndjekur një fazë të parë të grumbullimit në Brunico dhe kam parë ndeshjet e para miqësore të djemve.

E di që janë duke punuar fort dhe po vendosin benzinë në këmbë për një sezon impenjativ që përveç kampionatit dhe Kupës së Italisë, do të shohë të konkurrojë në Europë”. Shumë shpejt, mbërrihet te kapitulli trajner: “Kam lexuar shumë gjëra që janë shkruar në Itali për Roberto Mançinin, kemi folur këto ditë”, shpjegon presidenti.

“E përsëris, do ta takoj në SHBA, por më duhet të them atë që kam menduar gjithmonë: ai është klasi ynë, falë aftësive të tij dhe përvojës jemi përmirësuar në renditje vjet dhe sivjet mendojmë se mund të mbërrimë në zonën Champions dhe t’I shkojmë deri në fund Europa League”.

Ikardi dhe merkato – Mbyllet me merkaton: “Ditët e ardhshme do të kthehen të stërviten lojtarët e Europianit dhe Kupës së Amerikës, ndërsa Roberto Mançini, pronësia dhe stafi drejtues do të vazhdojnë që të plotësojnë grupin në mënyrë që të jenë shumë konkurrues. Eshtë folur shumë edhe për Mauro Ikardin dhe dëshira për t’u konfirmuar sa është thënë ditë më parë nga drejtori ynë sportiv, Piero Ausilio: Mauro është pasuri e Interit, kapiteni ynë dhe për ne është i pashitshëm”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *