FORUM: A po e thyen Reforma mazhorancën?

redaktor

Shpallja zyrtare, e gjatë dhe detajuar e qëndrimit të Ilir Metës si kryetar i LSI-së dhe kreu i Kuvendit, lidhur me reformën në drejtësi. Hap skenare të reja zhvillimesh politike.

Reforma e shumëpërfolur që përfshin, (sigurisht, përveç pritshmërive të masës së gjerë të shqiptarëve) faktorët politikë dhe ndërkombëtare me emrin Rama, Basha, Meta e ambasadori Lu, është shndërruar në gurin e peshores që mund të vendosë edhe fatin e secilit prej tyre.

DITA organizoi këtë forum të orientuar rreth pyetjes për katër emrat e mësipërm: Kush është fajtor dhe kush duhet të japë dorëheqje nëse reforma në drejtësi dështon?

Kjo nisur dhe nga shënimi interesant i Pëllumb Kullës. Flasin për DITA-n Viktor Malaj, Bedri Islami, Andrea Stefani e Moikom Zeqo…

***

Më çudit Meta, Lu s’më intereson

Nga Viktor Malaj

Problemi i dorëheqjeve më duket sa një lojë politike aq edhe një domosdoshmëri. Deri tani,  vendosmërinë për kryerjen e reformës në drejtësi e kanë dëshmuar kreu i qeverisë dhe SHBA së bashku me BE. Partia Demokratike as e ka dashur dhe as e do reformën. Ajo është kontribuesja kryesore në gjendjen aktuale të sistemit të drejtësisë. Është një sistem i ngritur, kryesisht, prej saj dhe që i ka shërbyer dhe i shërben mosndëshkueshmërisë së Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe të tjerëve si ata. Po ta kishte dashur reformimin e drejtësisë do ta kishte bërë me kohë. Shkaku tjetër pse PD kërkon dështimin e reformës është frika e saj se shumica parlamentare fiton besimin e popullit për zgjedhjet e ardhshme. Ilir Meta, për çudinë time, po bën një lojë në këtë drejtim. Ai nuk e do reformën reale por edhe nuk del dot kundër. Mua më çudit shumë fakti se përse Ilir Meta ka kaq frikë. Ilir Meta nuk është më i korruptuari i gjithë politikanëve shqiptarë dhe as që mund të krahasohet me Berishën i cili i ka shkelur thuajse gjithë nenet e Kodit Penal shqiptar tash 26 vjet. Është e sigurt se, edhe sikur të arrihet reforma më e mirë e mundshme, Ilir Meta nuk mund të rigjykohet për një çështje për të cilën e ka marrë pafajësinë nga Gjykata e Lartë. Nëse ai ka gjynahe të tjera kjo është puna e tij. Duket qartë që asnjëri nga politikanët kryesorë nuk i zë besë tjetrit. Edi Rama është larg së qeni një “ shenjt “ dhe ka shumë gabime e të meta por dështimi i mundshëm i reformës nuk ndodh për shkak të tij por për shkak të atyre që po e sabotojnë me çdo mjet. Megjithë këtë, nëse projekti nuk miratohet Edi Rama duhet të dorëhiqet dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe referendum për reformën në të njëjtën ditë. Atëhere shqiptarët do të duhet ose të votojnë në shumicë për ata që pranuan projektin ose të vazhdojnë të tërhiqen zvarrë nga kundërshtarët e reformës. Atëhere, jo Evropa e Amerika, por as Perëndia nuk ka çfarë bën për këtë popull. Deklarimet e Metës se nëse miratohet reforma ai është gati të japë dorëheqjen dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme me “qeveri teknike”, përveçse përbën kërcënim politik për PS-në, është edhe një turp për këtë politikan dhe një fyerje për vullnetin e elektoratit të majtë. Shqipërinë duhet ta qeverisin ata që shqiptarët iu kanë dhënë votën. Përndryshe nuk do të kishte fare nevojë për zgjedhje dhe vullnet të popullit pasi do krijonim një qeveri të përjetshme teknikësh. Kjo është një tezë që banditi Sali Berisha e ka zbatuar në praktikë sa herë populli s’e ka votuar. Nëse Meta beson se duhet të shërbejë si “karrotrec politik” për banditët politikë të Shqipërisë, atëhere do të ketë fundin e tyre të palavdishëm. Nëse projekti i reformës miratohet nuk ka nevojë për kurrfarë dorëheqjesh. Tallja që bën Meta dhe partia e tij me “deputetë të akaparuar” është e padenjë për ta. Janë pikërisht këta që kanë kërkuar votat e të majtëve dhe, jo vetëm kanë votuar disa herë djathtas, por kanë qeverisur për katër vjet djathtas nën maskën e “ përpjekjeve për integrim dhe stabilitet politik “. Sa iu përket Berishës e Bashës, ata do të dorëhiqen realisht vetëm kur të shkojnë në botën tjetër. Çështja e dorëheqjes së ambasadorit Lu është tërësisht e huaj për ne dhe nuk më intereson. Ajo që më lë pa mend është fakti se me sjelljet dhe qëndrimet e tij z. Lu është shndërruar në një lolo që nuk i shkon për shtat pozitës së tij përfaqësuese.

****

Kryefajtori dhe ata që gabuan 

Nga Andrea Stefani 

Ka vetëm një politikan që mund të akuzohet për kryefajësi nëse dështon reforma në drejtësi dhe ky është Sali Berisha. Nuk besoj se ka nevojë për të sjellë prova lidhur me protagonizmin e tij të shpalosur në favor të sabotimit të reformës. Ai është kryefajtori sa për të tjerët kanë ose faje ose gabime.

Lulzim Basha? Eshtë tepër i skllavëruar nga Saliu për të qenë fajtor. Në këtë rrafsh ai është një viktimë. Por fajtor ndaj reformës në drejtësi atë e bëjnë llogaritë e pashlyera me drejtësinë për 21 janarin, marrëveshjen për detin me Greqinë apo rrugën Durrës-Kukës. Këto faje ja heqin lirinë për të qenë në favor të reformës.1

Ambasadori Lu? Gabime taktike në realizmin e qëllimit për një reformë në drejtësi. Për shembull, e bazoi suksesin te politikanë të kompromentuar apo vetëm te elita politike duke neglizhuar angazhimin e qytetarëve dhe shoqërisë civile si mjet presioni ndaj politikës. Sot qytetarët duhet të ishin në protesta në favor të zgjidhjes së ofruar nga ndihmës sekretarja Nuland por ka vetëm heshtje. Gabim qe edhe deklarata e fundit që Rama dhe Basha të mbyllen në bisedime derisa të merren vesh. Nuk është e ndershme t’i kërkosh Ramës të arrijë atë që Basha (në fakt Berisha) ta refuzon ty. Eshtë larje duarsh si Pilati.

Meta? Deri më sot nuk mund të akuzohej si pengues i reformës. Ngjallte dyshime vetëm këmbëngulja për një doemos konsensus me PD gjë që është e pamundur pa prekur thelbin e reformës. Por deklarata e sotme (djeshme) e Metës lexohet edhe si një presion ndaj Ramës, duke e kërcënuar me prishjen e koalicionit qeverisës, për të arritur një konsensus me PD qoftë edhe në kurriz reformës. Kjo e rreshton Metën me ata që kundërshtojnë një reformë që do prodhonte një drejtësi vërtet të pavarur. Pra e bën me faj.

Rama? Eshtë shfaqur si faktori më i vendosur për të bërë një reformë nën ekspertizën e ndërkombëtarëve dhe për ta implementuar bashkë me ta. Ka bërë edhe lëshimet e duhura opozitës. Nuk i shoh ndonjë gabim. Por do të bënte një gabim të madh nëse do të tërhiqej para presioneve të Berishës lidhur me rolin e ndërkombëtarëve në procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve (vetingut). Do qe si një përsëritje e 2008-tës. Dhe kur gabimi përsëritet bëhet faj.

*****

Për cili bie këmbana e dorëheqjes

Nga Bedri Islami

Reforma e shumë përfolur në sistemin e drejtësisë është në hapat e fundit të finishit, por ende askush nuk e di nëse do të pritet, apo do të vazhdojë të rrijë pritjen e prerjes së tij.

Janë bërë kaq shumë takime, hipoteza, thirrje, janë shkruar letra, kundërletra, mbledhur komisione, janë futur në lojë diplomacitë dhe kancelaritë e të gjitha vendeve më të rëndësishme perëndimore, dy ambasadorët më të rëndësishëm e kanë këtë reformë çështjen e tyre numur një, kanë folur përfaqësues të lartë shtetërorë, e përsëri, e gjithë kjo reformë e pritur, për më tepër e pritur si diçka që do të sjellë shpëtimin e një vendi thellësisht të korruptuar, mund të mos miratohet.

Shkaqet e mosmiratimit tashmë nuk do të jenë të rëndësishme. Nëse reforma bie, ajo do të ketë një shkaktar të ditur dhe, një tjetër, të paditur: Shkaktari i ditur që nga fillimi ndodhet në zyrat shqupiste; ai që nuk dihet është në selinë kryeministrore.

Basha, shefi juridik i pëdëistëve dhe, Berisha, shefi faktik i tyre, që në ditën e parë kishin këtë objektiv: hedhjen poshtë të reformës, përmes njëmijë e një “gjetjeve”, të cilat kulmuan me “sovranitetin”. Qëllimi i tyre ka qenë i qartë dhe nuk ekanë fshehur as përmes fjalëve e as përmes përfaqësuesve të tyre. Nëse Reforma nuk do të miratohet, ata, 2B-ja, duke marrë parasysh edhe zemërimin e partnerëve strategjikë e duke llogaritur ftohjen e përkohshme, përsëri mund të marrin frymë lirisht,pasi bënë si bënë, arritën atë që deshën.

Basha dhe Berisha, duke u ndjerë ngrohtë edhe për disa kohë, të gjithë fajin do e hedhin mbi shumicën qeveritare, sidomos, pas deklaratës së fundit të zotit Meta, mbi shefin e qeverisë, Rama.

Të dy, bashkëpërgjegjës, do e dinë fajin, por nuk do e njohin atë, çka ka ndodhur përherë.

Reforma në drejtësi është kali i betejës i Edi Ramës. Bashkëdrejtuesi i tij, Meta, e la këtë kalë krejtësisht në fushën e tij.

Për Reformën në drejtësi Rama ka premtuar që pa ardhur në pushtet. Ky ka qenë njëri ndër angazhimet e tij më të mëdha, dhe duhet thënë, të gjithë betejën nuk e ka ndarë me shokët e tij partiakë dhe qeverisës. Ai ka marrë përsipër të gjithë riskun, qoftë riskun e fitores, nëse Drafti do të miratohet, qoftë riskun e humbjes nëse gjithçka dështon.

Nga do dhe sido që të shkojnë gjërat, mbi shpatullat e tij do të varen të gjitha.

Emri i tij, si shefi i qeverisë, do të lidhet domosdo me këtë reformë, me arritjen ose dështimin e saj.

Nga kjo, edhe po të dojë, ai nuk ikën dot. Fati, apo historia, do të jenë ose përkdhelës  të këtij fakti ose dëshmues të mohimit. Përse Rama duhet të mbajë të gjithë përgjegjësinë?

Jo,sepse nuk bindi dot një opozitë që nuk e bind dot askush, sepse nuk ka asnjë moment që mund të bindet. Sepse ka mbi vete aq shumë gjynahe, sa rëndojnë si një mal mbi jetën e saj politike.

Rama do të jetë përgjegjës sepse në betejën e tij për Reformën ai nuk po mbështetet tek ata që i dhanë besimin për të bërë reformën, tek Një milion votuesit e tij, që kishin shpresën e madhe pikërisht tek ndërtimi i një ligji që do të ndëshkonte krimin.

Rama, si ndodh shpesh pas fitoreve të mëdha, harron burimin, ai jo pak herë e than burimin e vjetër, ende pa i nxjerrë  ujë burimi i ri.

Më shumë se sa për një dëssshtim të mundshëm të Reformës, për këtë harresë, ai duhet të mbajë përgjegjësinë e tij.  Koha nuk mund të fshehë harresën e tij, e cila sa vjen e thellohet.

***

Nuk besoj se do të japë dorëheqje ndonjë

Nga Moikom Zeqo

Nëse dështon Reforma e Drejtësisë? Ende kam një shpresë, apo një ngulm të brendshëm se reforma nuk do të dështojë. Mos doni të thoni se 21 korriku i këtij viti do të jetë një ditë fatale për politikën shqiptare? Por ja që unë nuk jam as fatalist në substancë.

Reforma e Drejtësisë nuk mund të përcaktohet nga një diferencë kohore, pra në një pikëpamje të së ardhmes kjo reformë nuk mund dhe nuk duhet të dështojë. Është gati një kauzë. Dhe kauzat nuk zhbëhen. Por nëse vërtetë dhe formalisht dështon votimi i kësaj reforme në 21 korrik, nuk besoj fare se do të japë dorëheqje me këtë rast as Rama, as Basha, as Meta, dhe aq më tepër ai që nuk ka pse të japë në mënyrë absolute dorëheqje, ambasadori amerikan Lu.

Në një klasë politike të emancipuar dorëheqja do të ishte një reflektim i këtij emancipimi. Por klasa politike shqiptare nuk është e emancipuar. Në shumë raste ajo ka qenë një klasë parapolitike.

Si ka mundësi që me shpejtësi të madhe, mjerueshëm dhe pakuptueshëm u votuan nga PD dhe PS ndryshimet katastrofike dhe deformuese të Kushtetutës në 2008? Si ka mundësi që në atë lak kohor nuk doli në skenë fare “konsensusi”?

Tërë krerët e partive, sidomos të tri partive kryesore që zotërojnë spektrin politik shqiptar, si PD, PS dhe LSI kanë përgjegjësi për këtë situatë të tanishme. Por askush s’do të japë dorëheqje. Duhet të jepnin dorëheqjen të 140 deputetët e parlamentit. Por asnjëri prej tyre s’ka për të dhënë dorëheqjen.

Do të bjerë qeveria? Ndoshta! Nëse arrihen 71 vota nga pikëpamja formale kushtetuese qeveria nuk bie – ka gjasa që dhe mund të mos ndodhë një gjë e tillë. Ajo që nuk më pëlqen në politikën shqiptare është metafora e “shok-ut politik”, ose e “befasuese të panikut”. Këto nuk kanë të bëjnë me kulturën urbane dhe qytetarinë demokratike të politikës. Elementë të tillë mund të përdoren si alibi, ose si atu për të zhvendosur në një kohë tjetër votimin e reformës në drejtësi, pra për të justifikuar vonesën. Por në thelb kjo është një dinakëri fëmijërore, pa asnjë vizion dhe strategji të vërtetë.

Sidoqoftë, për tërë klasën politike shqiptare, për ata në qeverisje dhe për ata në opozitë, pavarësisht koeficienteve të mëdhenj apo të vegjël të gabimeve apo përgjegjësive, po ravijëzohet një “vdekje e bardhë politike”.

Dhe populli shqiptar, sipas sondazheve deri në 95 për qind reformën në drejtësi e përshëndesin si diçka jetike dhe absolutisht të domosdoshme dhe si një nga rastet më të rralla në histori edhe të stimuluar fuqishëm nga ndërkombëtarët, nga SHBA dhe BE. Ky është një realitet substancial politik popullor. Por krerët e partive politike bëjnë sikur nuk e kuptojnë këtë gjë principiale dhe të patjetërsueshme. Këtu qëndron dhe non sensi i tyre historik i këtij laku kohor, duke krijuar dilemën për të ardhmen.

Në politikë kërkohet një vizion i madh. Kërkohet dituri universale. Kërkohet vullnet i paepur politik. Nëse këto atribute mungojnë, unë mund të pyes: pse e kemi një klasë politike? Dhe pse e votojmë?

Gjakftohtësisht gjithashtu mendoj se mundësitë në politikë asnjëherë nuk mund të kufizohen. Rrugëzgjidhje ka dhe do të ketë përherë.

Edhe situata e tanishme që duket kaq e ngarkuar mund të thjeshtësohet nga një logjikë e fortë dhe nga një kthjelltësi vizionare.

Kjo është prova!

 

Share This Article
5 Comments
    • Levizja e Metes :… Gjeniale

      E ben reformen hileqare te amerikaneve ti sherbej Sales dhe Metes

    • Vaj vatani e mjer milet!

      Po ju c’kini qei bini legenit kote?

      A nuk e shikoni ju qe populli shqiptar keta lloj njerezish te cuditshem i ka perfaqesuesit me te mire qeund te nxjerre.

      Po kush ka me meshire pr nje popull qe voton ilir meten dhe sali berishen e derrat e dostat e tjere anetare te parlamintit.

      Ku ka drejtesi per lypsat? Ne jemi popull lypsash qe edhe drejtesine kerkojme qe te na i bejne te tjeret.

      Ne gjithe boten e varfer dhe te prapambetur nevojitet dhe lypet ndihma, por ndihma ama jo lemosha. Se ne rastin tone po lypet lemoshe kur te gjithe sillen verdalle gjate gjithe dites ku me pune e ku pa pune dhe ne darke shkojne te degjojne lajmet se ndoshta nderkombetaret kane bere ndonje mrekulli dhe na kane ndihmuar qe te kaloje reforma.

      O popull ndihme do te thote kur ti nis dhe vazhdon dicka dhe tjetri te jep dore te beshe me shpejt apo me mire apo te nalosh pengesa ku ke ngecur. Por jo te vine te tjeret e te mbajne nen pergjegjesi perfaqesuesi tuaj, se nuk ua kane bogrxh.

      Na takone ne si popull (kush jeton ne shqiperi se dihet qe pjesa me e madhe aktive e shqiptareve po u sherbejne grekeve e italianeve) qe te ngrihemi e te perplasim kembet para ministrise dhe parlamentit per te drejtat tona dhe ti veme shkrepsen shtepise se sali berishes qe na i humbi ato te drejta e jo rrogetareve te amerikes e gjermanise.

      Zgjohuni o rrace e leshte se nje grushte njerezish te ligj e batakcinje u kane rrembyer shtetin dhe po u deformojne te ardhmen e femijeve tuaj. Zgjohuni dhe protestoni me sa me shume force qe te jete e mundur dhe mos pritni meshiren e nderkombetareve te radhes, ata jane thjeshte kalimtare e nuk kane perse perv3shin menget per punen tuaj.

      Mos beni naze por pregatituni dhe organizohuni per tu vene drune ketyre kellirave qe muk meritojne me snje dite ne drite djelli.

  • Ndodhi ajo qe pritej
    Socialistet e dini se koalicjoni ,me Meten, do te vihej ne pikepyetje.Kupoles socialiste i pelqente te vinte ne pushtet me kete force politike por baza ishite pesimiste per koalicjonin para zgjedhor .Rames ,qe mund te kete shume arsye ,i pelqeu ta paguaj me cfardo cmimi kete marveshje te re.Kjo u pelqye nga SH.B.A dhe e majta evropjane .Roli aktiv dhe prezenca e Ambasadorve ne zgjedhjet e Qershorit te 2013 ishin befasuese si asnjehere ne fitoren e nje koalicjoni .
    Te gjithe menduan se tani u mbyll kapitulli i poshtersive ne 22 vjete te demokracise shqiptare .Te inkriminuarit dhe hajdutet e politikes shqiptare do te ballafaqoheshin me te shkuarren shkaterimtare te popullit shqiptare .Por ky entusjazem i madh filloje te shuhet qe ne ditet e para. Partia Pd ne pushtet gjate 2 muajve te rrotacjonit u nxorri themelet te gjithave arganeve shteterore qe operoheshin nga perfaqsuesit e saj.Gropa ekonomike u thellua me shume.Koalicjoni i ri ne pushtet ,duke u perballur me kete situate te renduar ekonomike, nuk kishte kohe te merrej me reforma radiale per te ndeshkuar gabimet e se shkuares .
    Pd hapur kundershtonte cdo nisem te qeverise se re. U hodh ne sulm me shpifje e trillime; se populli do te vuaj me shume nga komunistet qe erdhen ne pushtet. Kupola socjaliste, nepermjet seancave parlamentare, mundohej me kote duke riperseritur bema e PD gjate 2 legjislaturave .
    Populli i ndershem dhe baza socjaliste e kishin kuptuar me kohe se ku qendronte sekreti i mos kryerjes se reformave te domozdoshme per te .
    Rama cfaqej i matur dhe i degjushem me Aleatet qe ti linte hapsira opozites per nje normalitet e konsensus per ato cka shqetsonin politiken .Nuk mori masa drastike sic bente Saliu sa here hypte ne pushtet por u la dore te lire ne administrate e Gjyqsor te vepronin si te ndershem .Kjo e acaroje elektoratin socjaliste, qe me te drejte, doni te riktheheshin ne pune nga spastrimet e Berishes .Diskutonin dhe shfrynin kundra LSI qe ne shume drejtime impononin politikat e tyre. Meta e shfrytezoje shume kete terheqje agresive te Rames dhe konsolidoje me shume pozitat ne pushtet. Dhe ja erdhi monenti i se vertetes.Populli dhe socjalistet kishin me te drejte.Antipati per politiken e LSI u be dhe me e dukshme .
    Gjate kesaj maratone, per kryerjen e Reformave e sidomos ne Drejtesi, LSI me Meten as te qi…. e as te leshonte.Perfaqsuesit e saj ndulnin kembe qe Reforma pa konsensus nuk duhet te miratohet .
    Fati i Reformes, dashje pa dashje, mbeti ne doren e PD dhe Xholit LSI.Edhe sikur te kaloje me detyrim ne Parlamet ai nuk do ti marri votat e LSI. A eshte kjo zgjuarsi e LSI apo tradheti ndaj kombit qe pret te kaloje nje nga kushtet kryesore per integrimin evripjan.Duket qarte, nje tradheti kombetare, per te ruajtur te pa prekshem te inkriminuarit ne politiken shqiptare, ku perfshihen dhe ata te LSI me Meten ne krye .Ky Xhol qe dikur, ne formen e shitje blerjes se deputetve, sot eshte me i rezikshen si asnje here .
    Socjalistet ti vene gjishtin kohes dhe te mos allakaten. Te mos tentojne te gjejne forca te tjera per koalicjon mbas largimit te LSUI ,se ska ,te fusin me cdo kushte ne Parlament per tu votuar Reforma ne Drejtesi pa patur parasysh deshtimin e saj .Ngjarjet pas ketij evenimenti do ta mesojne ,nese kane mendje ,si te veprojne per ta shpure vendin ne zgjedhje te parakohshme .Nuk ka me kohe per konsulta dhe bindje nga PD e LSI ku duket qarte pozicjoni i tyre .
    E verteta do vonoje por nuk ka per te munguar .
    Me shume respekte per popullin e vuajtur nga kjo klase politike e mbrapshte .Shpresoje se populli do te zgjohet dhe do ti japi kujtdo ate qe e meriton .

  • ‘VEREN SALES,NGJALEN RAMES’!?
    Kaqe injorante i mer shqipetaret nje shtangist nga Skrapari apo ‘kungll i DhjetArit’ pa asnje dite une ne ete e pa asnje lloj arsimimi qe e ktheu parlaMenopauzen 3 vjet ne BORDLLO me proar eunukun apo dhenderrin serb e tani na kerkon ZGJEDHJE!?
    Nuk mund te kerkoje as ZGJEDHJE E AS ZGJIDHJE nje njeri qe me ‘ze e figure’ eshte pjesa kryesore e PROBLEMIT!
    Kaqe budallej i bejne shqpetaret ketalabae te krimit e korrupsionit qe te kerkojne zgjedhje qe te mbreterone dhe 25 vjet te tjera e popullsi gomaret te shohe prape surreterit e LIKEVE,MONAE,DODAVE,DADOVE,BERISHAVE BLUSHAVE E KUR VOTON AQI NE PARLAMENTIN E KRIMIT SHEF 25 VJET KA QI!?
    Urgjent sistemi radikal elektoral e rferendum:
    -Parlament me 70 shqipetare te moralshem te moshave nga 40 deri 80 vjeç
    -Asnje deputet me lista te mbyllura apo emeruar nga bandat parti po nga sovrani POPULL!
    Te zhduket nga faqja e dheut KQZ-LUZI qe perfaqeson krrimineletartive e zgjedhjet shteti nepermjet ministrise se brendeshme!
    -eferendum brenda Shtatorit per KRYEEFMEN e sstemit elektorale ate ne drejtesi!
    ATEDHEU DREJT SHPERBERJES PERFUNDIMTARE,SHPREHJE GJEOGRAFIKE!
    -Referendum urgjent brenda 2 muaje pe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *