Historia e veçantë e dy binjakeve

redaktor

Jenna dhe Jillian Thistlethwaite janë dy binjaket të cilat që në momentet e para të lindjes kanë qenë të kapura dorë për dore me njëra-tjetrën.

binjaket1

Kjo gjë e pabesueshme i ka habitur të gjithë mjekët dhe të pranishmit në spital.

Nëna e tyre Sarah Thistlethwaite qëndroi për 57 ditë regjim shtrati, për të evituar rreziqet e shtatzënisë, deri sa solli në jetë dy vogëlushet e shëndetshme, të cilat lindën në të njëtën placentë.

Një shtatzëni kjo që rrit mundësinë për komplikacione dhe rreziqe, shpjeguan mjekët.

Kapja e dy motrave dorë për dore i ka emocionuar të gjithë të pranishmit në spital të cilët janë përlotur nga kjo gjë e pazakontë.

Por edhe sot pas dy vitesh vajzat e vogla duken më lidhura se kurrë me njëra-tjetrën.

binja

 “Ndonjëherë kur bashkëshorti im shkon në dyqan ai merr njërën binjake e tjetrën e mbaj unë. Kur kjo ndodh, ato mërziten dhe kërkojnë të jenë pranë njëra tjetrës. Janë me të vërtetë shumë të afërta. Nëse njëra qan, tjetra do të përpiqet për të gjetur një mënyrë për ta ngushëlluar,  do t’i gjejë një biberon, do t’i fërkojë shpinën ose do t’i ofrojë një përqafim”, shprehet nëna e tyre. “Ato gjithmonë kujdesen për njëra-tjetrën,”shtoi Thistlwaite.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *