Shpallja zyrtare, e gjatë dhe detajuar e qëndrimit të Ilir Metës si kryetar i LSI-së dhe kreu i Kuvendit, lidhur me reformën në drejtësi hap skenare të reja zhvillimesh politike.
Reforma e shumëpërfolur që përfshin, (sigurisht, përveç pritshmërive të masës së gjerë të shqiptarëve) faktorët politikë dhe ndërkombëtare me emrin Rama, Basha, Meta e ambasadori Lu, është shndërruar në gurin e peshores që mund të vendosë edhe fatin e secilit prej tyre.
DITA organizoi këtë forum të orientuar rreth pyetjes për katër emrat e mësipërm:
Më çudit Meta, Lu s’më intereson
Nga Viktor Malaj
Problemi i dorëheqjeve më duket sa një lojë politike aq edhe një domosdoshmëri. Deri tani, vendosmërinë për kryerjen e reformës në drejtësi e kanë dëshmuar kreu i qeverisë dhe SHBA së bashku me BE. Partia Demokratike as e ka dashur dhe as e do reformën. Ajo është kontribuesja kryesore në gjendjen aktuale të sistemit të drejtësisë. Është një sistem i ngritur, kryesisht, prej saj dhe që i ka shërbyer dhe i shërben mosndëshkueshmërisë së Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe të tjerëve si ata. Po ta kishte dashur reformimin e drejtësisë do ta kishte bërë me kohë. Shkaku tjetër pse PD kërkon dështimin e reformës është frika e saj se shumica parlamentare fiton besimin e popullit për zgjedhjet e ardhshme. Ilir Meta nuk e do reformën reale por edhe nuk del dot kundër. Mua më çudit shumë fakti se përse Ilir Meta ka kaq frikë. Ilir Meta nuk është më i korruptuari i gjithë politikanëve shqiptarë dhe as që mund të krahasohet me Berishën i cili i ka shkelur thuajse gjithë nenet e Kodit Penal shqiptar tash 26 vjet. Është e sigurt se, edhe sikur të arrihet reforma më e mirë e mundshme, Ilir Meta nuk mund të rigjykohet për një çështje për të cilën e ka marrë pafajësinë nga Gjykata e Lartë. Nëse ai ka gjynahe të tjera kjo është puna e tij. Duket qartë që asnjëri nga politikanët kryesorë nuk i zë besë tjetrit. Edi Rama është larg së qeni një “ shenjt “ dhe ka shumë gabime e të meta por dështimi i mundshëm i reformës nuk ndodh për shkak të tij por për shkak të atyre që po e sabotojnë me çdo mjet. Megjithë këtë, nëse projekti nuk miratohet Edi Rama duhet të dorëhiqet dhe të kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe referendum për reformën në të njëjtën ditë. Atëhere shqiptarët do të duhet ose të votojnë në shumicë për ata që pranuan projektin ose të vazhdojnë të tërhiqen zvarrë nga kundërshtarët e reformës. Atëhere, jo Evropa e Amerika, por as Perëndia nuk ka çfarë bën për këtë popull. Deklarimet e Metës se nëse miratohet reforma ai është gati të japë dorëheqjen dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme me “qeveri teknike”, përveçse përbën kërcënim politik për PS-në, është edhe një turp për këtë politikan dhe një fyerje për vullnetin e elektoratit të majtë. Shqipërinë duhet ta qeverisin ata që shqiptarët iu kanë dhënë votën. Përndryshe nuk do të kishte fare nevojë për zgjedhje dhe vullnet të popullit pasi do krijonim një qeveri të përjetshme teknikësh. Kjo është një tezë që banditi Sali Berisha e ka zbatuar në praktikë sa herë populli s’e ka votuar. Nëse Meta beson se duhet të shërbejë si “karrotrec politik” për banditët politikë të Shqipërisë, atëhere do të ketë fundin e tyre të palavdishëm. Nëse projekti i reformës miratohet nuk ka nevojë për kurrfarë dorëheqjesh. Tallja që bën Meta dhe partia e tij me “deputetë të akaparuar” është e padenjë për ta. Janë pikërisht këta që kanë kërkuar votat e të majtëve dhe, jo vetëm kanë votuar disa herë djathtas, por kanë qeverisur për katër vjet djathtas nën maskën e “ përpjekjeve për integrim dhe stabilitet politik “. Sa iu përket Berishës e Bashës, ata do të dorëhiqen realisht vetëm kur të shkojnë në botën tjetër. Çështja e dorëheqjes së ambasadorit Lu është tërësisht e huaj për ne dhe nuk më intereson. Ajo që më lë pa mend është fakti se me sjelljet dhe qëndrimet e tij z. Lu është shndërruar në një lolo që nuk i shkon për shtat pozitës së tij përfaqësuese.
****
Kryefajtori dhe ata që gabuan
Nga Andrea Stefani
Ka vetëm një politikan që mund të akuzohet për kryefajësi nëse dështon reforma në drejtësi dhe ky është Sali Berisha. Nuk besoj se ka nevojë për të sjellë prova lidhur me protagonizmin e tij të shpalosur në favor të sabotimit të reformës. Ai është kryefajtori sa për të tjerët kanë ose faje ose gabime.
Lulzim Basha? Eshtë tepër i skllavëruar nga Saliu për të qenë fajtor. Në këtë rrafsh ai është një viktimë. Por fajtor ndaj reformës në drejtësi atë e bëjnë llogaritë e pashlyera me drejtësinë për 21 janarin, marrëveshjen për detin me Greqinë apo rrugën Durrës-Kukës. Këto faje ja heqin lirinë për të qenë në favor të reformës.
Ambasadori Lu? Gabime taktike në realizmin e qëllimit për një reformë në drejtësi. Për shembull, e bazoi suksesin te politikanë të kompromentuar apo vetëm te elita politike duke neglizhuar angazhimin e qytetarëve dhe shoqërisë civile si mjet presioni ndaj politikës. Sot qytetarët duhet të ishin në protesta në favor të zgjidhjes së ofruar nga ndihmës sekretarja Nuland por ka vetëm heshtje. Gabim qe edhe deklarata e fundit që Rama dhe Basha të mbyllen në bisedime derisa të merren vesh. Nuk është e ndershme t’i kërkosh Ramës të arrijë atë që Basha (në fakt Berisha) ta refuzon ty. Eshtë larje duarsh si Pilati.
Meta? Deri më sot nuk mund të akuzohej si pengues i reformës. Ngjallte dyshime vetëm këmbëngulja për një doemos konsensus me PD gjë që është e pamundur pa prekur thelbin e reformës. Por deklarata e sotme (djeshme) e Metës lexohet edhe si një presion ndaj Ramës, duke e kërcënuar me prishjen e koalicionit qeverisës, për të arritur një konsensus me PD qoftë edhe në kurriz reformës. Kjo e rreshton Metën me ata që kundërshtojnë një reformë që do prodhonte një drejtësi vërtet të pavarur. Pra e bën me faj.
Rama? Eshtë shfaqur si faktori më i vendosur për të bërë një reformë nën ekspertizën e ndërkombëtarëve dhe për ta implementuar bashkë me ta. Ka bërë edhe lëshimet e duhura opozitës. Nuk i shoh ndonjë gabim. Por do të bënte një gabim të madh nëse do të tërhiqej para presioneve të Berishës lidhur me rolin e ndërkombëtarëve në procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve (vetingut). Do qe si një përsëritje e 2008-tës. Dhe kur gabimi përsëritet bëhet faj.
*****
Për cili bie këmbana e dorëheqjes
Nga Bedri Islami
Reforma e shumë përfolur në sistemin e drejtësisë është në hapat e fundit të finishit, por ende askush nuk e di nëse do të pritet, apo do të vazhdojë të rrijë pritjen e prerjes së tij.
Janë bërë kaq shumë takime, hipoteza, thirrje, janë shkruar letra, kundërletra, mbledhur komisione, janë futur në lojë diplomacitë dhe kancelaritë e të gjitha vendeve më të rëndësishme perëndimore, dy ambasadorët më të rëndësishëm e kanë këtë reformë çështjen e tyre numur një, kanë folur përfaqësues të lartë shtetërorë, e përsëri, e gjithë kjo reformë e pritur, për më tepër e pritur si diçka që do të sjellë shpëtimin e një vendi thellësisht të korruptuar, mund të mos miratohet.
Shkaqet e mosmiratimit tashmë nuk do të jenë të rëndësishme. Nëse reforma bie, ajo do të ketë një shkaktar të ditur dhe, një tjetër, të paditur: Shkaktari i ditur që nga fillimi ndodhet në zyrat shqupiste; ai që nuk dihet është në selinë kryeministrore.
Basha, shefi juridik i pëdëistëve dhe, Berisha, shefi faktik i tyre, që në ditën e parë kishin këtë objektiv: hedhjen poshtë të reformës, përmes njëmijë e një “gjetjeve”, të cilat kulmuan me “sovranitetin”. Qëllimi i tyre ka qenë i qartë dhe nuk ekanë fshehur as përmes fjalëve e as përmes përfaqësuesve të tyre. Nëse Reforma nuk do të miratohet, ata, 2B-ja, duke marrë parasysh edhe zemërimin e partnerëve strategjikë e duke llogaritur ftohjen e përkohshme, përsëri mund të marrin frymë lirisht,pasi bënë si bënë, arritën atë që deshën.
Basha dhe Berisha, duke u ndjerë ngrohtë edhe për disa kohë, të gjithë fajin do e hedhin mbi shumicën qeveritare, sidomos, pas deklaratës së fundit të zotit Meta, mbi shefin e qeverisë, Rama.
Të dy, bashkëpërgjegjës, do e dinë fajin, por nuk do e njohin atë, çka ka ndodhur përherë.
Reforma në drejtësi është kali i betejës i Edi Ramës. Bashkëdrejtuesi i tij, Meta, e la këtë kalë krejtësisht në fushën e tij.
Për Reformën në drejtësi Rama ka premtuar që pa ardhur në pushtet. Ky ka qenë njëri ndër angazhimet e tij më të mëdha, dhe duhet thënë, të gjithë betejën nuk e ka ndarë me shokët e tij partiakë dhe qeverisës. Ai ka marrë përsipër të gjithë riskun, qoftë riskun e fitores, nëse Drafti do të miratohet, qoftë riskun e humbjes nëse gjithçka dështon.
Nga do dhe sido që të shkojnë gjërat, mbi shpatullat e tij do të varen të gjitha.
Emri i tij, si shefi i qeverisë, do të lidhet domosdo me këtë reformë, me arritjen ose dështimin e saj.
Nga kjo, edhe po të dojë, ai nuk ikën dot. Fati, apo historia, do të jenë ose përkdhelës të këtij fakti ose dëshmues të mohimit. Përse Rama duhet të mbajë të gjithë përgjegjësinë?
Jo,sepse nuk bindi dot një opozitë që nuk e bind dot askush, sepse nuk ka asnjë moment që mund të bindet. Sepse ka mbi vete aq shumë gjynahe, sa rëndojnë si një mal mbi jetën e saj politike.
Rama do të jetë përgjegjës sepse në betejën e tij për Reformën ai nuk po mbështetet tek ata që i dhanë besimin për të bërë reformën, tek Një milion votuesit e tij, që kishin shpresën e madhe pikërisht tek ndërtimi i një ligji që do të ndëshkonte krimin.
Rama, si ndodh shpesh pas fitoreve të mëdha, harron burimin, ai jo pak herë e than burimin e vjetër, ende pa i nxjerrë ujë burimi i ri.
Më shumë se sa për një dëssshtim të mundshëm të Reformës, për këtë harresë, ai duhet të mbajë përgjegjësinë e tij. Koha nuk mund të fshehë harresën e tij, e cila sa vjen e thellohet.
***
Nuk besoj se do të japë dorëheqje ndonjë
Nga Moikom Zeqo
Nëse dështon Reforma e Drejtësisë? Ende kam një shpresë, apo një ngulm të brendshëm se reforma nuk do të dështojë. Mos doni të thoni se 21 korriku i këtij viti do të jetë një ditë fatale për politikën shqiptare? Por ja që unë nuk jam as fatalist në substancë.
Reforma e Drejtësisë nuk mund të përcaktohet nga një diferencë kohore, pra në një pikëpamje të së ardhmes kjo reformë nuk mund dhe nuk duhet të dështojë. Është gati një kauzë. Dhe kauzat nuk zhbëhen. Por nëse vërtetë dhe formalisht dështon votimi i kësaj reforme në 21 korrik, nuk besoj fare se do të japë dorëheqje me këtë rast as Rama, as Basha, as Meta, dhe aq më tepër ai që nuk ka pse të japë në mënyrë absolute dorëheqje, ambasadori amerikan Lu.
Në një klasë politike të emancipuar dorëheqja do të ishte një reflektim i këtij emancipimi. Por klasa politike shqiptare nuk është e emancipuar. Në shumë raste ajo ka qenë një klasë parapolitike.
Si ka mundësi që me shpejtësi të madhe, mjerueshëm dhe pakuptueshëm u votuan nga PD dhe PS ndryshimet katastrofike dhe deformuese të Kushtetutës në 2008? Si ka mundësi që në atë lak kohor nuk doli në skenë fare “konsensusi”?
Tërë krerët e partive, sidomos të tri partive kryesore që zotërojnë spektrin politik shqiptar, si PD, PS dhe LSI kanë përgjegjësi për këtë situatë të tanishme. Por askush s’do të japë dorëheqje. Duhet të jepnin dorëheqjen të 140 deputetët e parlamentit. Por asnjëri prej tyre s’ka për të dhënë dorëheqjen.
Do të bjerë qeveria? Ndoshta! Nëse arrihen 71 vota nga pikëpamja formale kushtetuese qeveria nuk bie – ka gjasa që dhe mund të mos ndodhë një gjë e tillë. Ajo që nuk më pëlqen në politikën shqiptare është metafora e “shok-ut politik”, ose e “befasuese të panikut”. Këto nuk kanë të bëjnë me kulturën urbane dhe qytetarinë demokratike të politikës. Elementë të tillë mund të përdoren si alibi, ose si atu për të zhvendosur në një kohë tjetër votimin e reformës në drejtësi, pra për të justifikuar vonesën. Por në thelb kjo është një dinakëri fëmijërore, pa asnjë vizion dhe strategji të vërtetë.
Sidoqoftë, për tërë klasën politike shqiptare, për ata në qeverisje dhe për ata në opozitë, pavarësisht koeficienteve të mëdhenj apo të vegjël të gabimeve apo përgjegjësive, po ravijëzohet një “vdekje e bardhë politike”.
Dhe populli shqiptar, sipas sondazheve deri në 95 për qind reformën në drejtësi e përshëndesin si diçka jetike dhe absolutisht të domosdoshme dhe si një nga rastet më të rralla në histori edhe të stimuluar fuqishëm nga ndërkombëtarët, nga SHBA dhe BE. Ky është një realitet substancial politik popullor. Por krerët e partive politike bëjnë sikur nuk e kuptojnë këtë gjë principiale dhe të patjetërsueshme. Këtu qëndron dhe non sensi i tyre historik i këtij laku kohor, duke krijuar dilemën për të ardhmen.
Në politikë kërkohet një vizion i madh. Kërkohet dituri universale. Kërkohet vullnet i paepur politik. Nëse këto atribute mungojnë, unë mund të pyes: pse e kemi një klasë politike? Dhe pse e votojmë?
Gjakftohtësisht gjithashtu mendoj se mundësitë në politikë asnjëherë nuk mund të kufizohen. Rrugëzgjidhje ka dhe do të ketë përherë.
Edhe situata e tanishme që duket kaq e ngarkuar mund të thjeshtësohet nga një logjikë e fortë dhe nga një kthjelltësi vizionare.
Kjo është prova!

Deputetet qe jane pro reformes ne rast se nuk miratohet reforma duhet te japin dorheqjen dhe pastaj te kalohet ne zgjedhje te reja!
*****Reforma do të miratohet se është kërkesë e aspiratë e 95% e popullit shqiptar ,ka mbështetjen 100% të ndërkombëtarve dhe mikut tonë strategjik -SHBA–së dhe B.E-së .Kush ka SHBA-në me vehte ka gjithë botën !!!
– Saliu dhe Luli janë të vetmuar në këtë betejë, po luftojnë si Don Kishoti (SALIU)dhe Sanço-Panço (Luli) me mullijtë e erës.,pamvarsishtë se kurrë nuk e duan reformimin e drejtësisë,këta duan një shqipëri gjungël me qëllim për ti ikur drejtësisë për krimet e zeza që i bënë vendit e kanë peshë mbi supet e tyre .
Por reforma do të bëhet.rrugë tjetër nuk ka.sikur të hidhet përpjet L.Basha dhe S.Berisha.
Pasi , populli e voton 100% me referendum .
Qeveri teknike E ZGJEGJEDHJE të parakohëshme nuk duhet të ketë për teka të kriminelit Sali Berishës dhe Lul Bashës ATO JANË NJË BARRË E RËNDË PËR POPULLIN vetëm po u të futën ata në burg Saliu dhe Luli ,pra të ndëshkohet krimi i tyre .
Atëherë le të formohet qeveria teknike e çfar të duhet.
-Jam me A.Stefanin ndëshkim për ata që kanë bërë krime ,që kanë vjedhur ,e kanë vrarë.
– Vendi i shqipërisë është vetëm BE-ja ,në miqësi të ngusht ,primare me SHBA-në,dhe kjo bëhet kur miratojmë reformën në drejtësi.
NUK E DI SE QYSH I BERE LLOGARITE QE NXORRE 95% TE POPULLIT SHQIPETAR PRO DREJTESISE.
PD 40%
LSI 10%
TE VOTAVE, AMAN, MA TREGO FORMULEN QE PERDORE.
O Arben keto shifra ishin para 3 vjetesh kur Salehu ra nga froni dhe sa per 95% do t’a shohesh ne zgjedhjet e ardhshme pas nje viti ku PD-ja nuk do t’i kaloje te 10 deputetet vetem lumpeni i shoqerise i ka ngelur PD-se per t’a votuar ku sigurisht ben pjese dhe ti o Arben dyshuesi
Shoket e partise qenkan hedhur ne sulm per te ndihmuar kryepsikopatin. Valle ia pati fajin Berisha Rames qe beri koalicion me Meten? Po per arrogancen me bazen dhe me njerezit qe e ndihmuan te vinte ne pushtet, Berisha ia pati fajin? Shoke te partise merreni me shtruar se Rama po korr cfare mbolli ne keto 3 vjet me larot e tij sorosiane qe nuk ia kane idene punes por vec llapin e bejne reklama per gjera qe nuk dine te bejne. Pasi dha cdo gje me koncesion sepse nuk ishte i afte te bente asgje tani eshte mire te dorezoje celesat. Nga ana tjeter tani qe rilindja e tij deshtoi plotesisht ben mire te mbledhe plackat edhe nga PS-ja bashke me rilindjotet e tjere qe e kane zaptuar pa asnje tager.
” Shoket e partise ” te qifshin nenen, ty, Saliut dhe gjithe sojit tuaj prej kriminelesh.
Per mendimin tim, mesazhin me te forte e ka dhene z.Zeqo, kur pyet vetveten, se perse na duhen politikane te tile pa vizion, te cileve u mungon jo vetem vullneti por edhe dituria universale.
Ky mesazh i shkon per shtat edhe atij qe z.Stefani ka dashur te percjelle per iniciatorin e reformes, i cili me sa duket eshte dorezuar si rob lufte ke aleati provizor.
PERPARA EDI RAMA,
KESAJ HERE DIL HAPTAZ NE FUSHATE PER DREJTESINE. KUSH DO TE TE VOTOJE PER TY DO TE VOTOJE PER DREJTESINE.
KRIMINELAT TI SHPORRIM NGA KY VEND.
po ti more mother fucker inf anal nuk ke sy ne balle per te pare se kush e kundershton deri ne vdekje reformen ?. cfare faji ka Rama? apo te ia linte pushtetin sali kriminel, me Lul sumen dhe oborrit te tij. Ik e mos na e shkyj kapertonin fare, apo ke gellitur edhe ti ndonje luge corbe te prishur.
referendum!