Telebingo shqiptare / Shorteu 17 korrik 2016

redaktor

 

Çmimi i madh mbetet në Tiranë, fituesi merr 905,075 lekë

Telebingo Shqiptare tashmë vjen me një tjetër surprizë. Pjesë e shorteve në çdo javë do t’i bashkohen edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve. Kompania e Telebingos ka aktivizuar sistemin online të sigurimit të biletave për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve, e që duan të luajnë për të fituar çmimet e lojës më popullore të fatit në vend.

Në faqen zyrtare www.telebingoshqiptare.com/ gjenden të detajuara të gjitha udhëzimet se si duhet të veproni për të qenë pjesë e lojës, si dhe për të fituar çmimet dhe dhuratat, njësoj të vlefshme me ata që luajnë në Shqipëri.

Duke prekur çdo skaj, loja më popullore e fatit në vend, Telebingo Shqiptare ka shpërndarë edhe këtë fundjavë që lamë pas me mijëra çmime e dhurata për pjesëmarrësit e rregullt të lojës. Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, fillimisht e ka ndalur lojën me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe në qytetin e Vlorës, ku Antonelo ka tentuar të gjurmojë zarfet me çmimet më të lakmuara. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku mund të fshihej makina “Volkswagen Up”, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ai është shpallur fitues i shumës 35,000 lekë. Kontrabileta e dytë e ka çuar lojën telefonike në qytetin e Fierit, ku Anri ka vijuar të luajë me çmimet e Telebingos, duke siguruar plot 60,000 lekë.

Pas Fierit, loja është ndalur në Tropojë, ku fituesi i përzgjedhur ka siguruar nga shumat e fshehura në zarfe shumën prej 45,000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe të përzgjedhurit të radhës.

Kësaj here loja është ndalur në qytetin e Shkodrës, ku Hasani duke shfrytëzuar edhe mundësinë e dhënë nëpërmjet shansit “2 herë fat”, ka mundur të dyfishojë çmimin e fituar, duke siguruar krahas shumës prej 60,000 lekësh, edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Leonardi në kryeqytet, ishte i përzgjedhuri i fundit në lojën telefonike që ka kërkuar të gjurmojë zarfet ku mund të fshiheshin çmimet e mëdha.

Por, me përzgjedhjen e bërë ka siguruar shumën prej 30,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike, është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka kapur vlerën e 905,075 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës qëndron në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 9430 lojtarë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 175 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos plot 1,550 lekë. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

7

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *