“Kam frikë se vdes…! Prandaj s’vij në Shqipëri!” Në këtë konkluzion kishte arritur Prof. P. Skëndo. Ai më befasoi me ç’ka më tha: “E dua shumë vendlindjen. Kam punuar 40 vjet në arsim. U sëmura rëndë. Nga halli u largova, jo se desha. Kam bërë katër baj-pase. Kam vënë dy proteza. Në Shqipëri kushtonin mbi 30.000 mijë euro. Në Itali, s’kam paguar asnjë. Po të isha aty do isha harruar. S’ikëm ne, por na dëboi shteti me trajtimin, sidomos të moshuarve. Amanetin e kam lënë: kur të vdes t’më varrosin në Shqipëri. Erdha, ndofta për herë të fundit! Nga vapa, por dhe nga pluhurat u sëmura. U shtrova në një spital privat. Shpenzova gjithë kursimet e u largova. Në Itali më shtruan 10 ditë, pa asnjë shpenzim. Ne e duam shtetin, po ai?! Edhe pse jam i moshuar dhe i sëmurë, punoj për vendin tim. Kam botuar gjashtë libra me gjëegjëza (riddles) shqip-anglisht. Kam punuar një jetë të tërë me botën e mrekullueshme të fëmijëve.
Shumë shqiptarë janë larguar nga halli e jo se s’e duan vendin. Lexova që po i plaket popullsia! Të rinjtë janë larguar, kurse ata që kanë mbetur, nga kushtet e vështira ekonomike vonojnë martesën, ose lindin nga një fëmijë. Pleqtë si unë largohen se aty vdesin para kohe. Si s’është në gjendje t’u rregullojë e t’u krijojë kushte normale bijve të vet? Dua të pyes: Ku i kanë vajtur bijtë? A mund t’na përgjigjet? Sa janë dënuar? Sa kanë humbur? Më kujtohet se vitet e fundit një gjerman e një suedez kanë vdekur aty për shkaqe natyrore. Shtetet e tyre janë interesuar deri në një për arsyet e vdekjes. Po shteti ynë ç’ka bërë për mijëra të humbur? Asgjë!”.
Letër e nënshkruar,
Evdal Nuri
