Kempi, 1 vit në sirtar!

redaktor

Letër e nënshkruar

Luftar Kuka, Patos

 

Sot ka ndryshuar lëvizja e dokumenteve, vijnë me Fax-Email nga një shtet në tjetrin. Edhe brenda në Shqipëri përdoren kompjuterë dhe për 5-6 sekonda të vjen materiali në dorë. Në Ministrinë e Jashtme në Tirane kur i mbyll te posta 1 ditë vonohen. Ambasada Greke në Tiranë i mban vetëm 4 ditë. Po te kempi epror i verbimit e i dëgjimit në Tiranë, e dini ju lexues të dashur sa vonohet? 1 vit. Unë kam një rast që mos i ndodhtë njeriu! Nëna ime në moshën 100 vjeçare u verbua nga të dy sytë. Kur festuam 100 vjetorin e lindjes disa miq na porositen ta çojmë te mjeku i syve. E hipëm në taksi nga Patosi në Fier. E pa edhe komisioni në Fier. Po atë ditë që kjo plakë ishte verbuar nga të dy sytë, u firmosën dokumentet nga komisioni për kempin e Tiranës. Fiks dy ditë pasi festuam ditëlindjen, Bashkia në Patos i nisi dokumentet për te kempi në Tiranë. U vonuan shumë, prit sot, prit nesër, s’ka dokumente. Vajtëm në Tiranë në zyrat e kempit. Do t’i dërgojmë me rrugë zyrtare, na thanë. Po nëna i mbushi 101 vjeç, dokumentet s’erdhën. Po afrohet 102 vjetori. Ne si vëllezër po përgatiteshim t’i bënim ditëlindjen me ceremoni, po nëna ndërroi jetë. Na la pa mbushur 102, po dokumentet nuk erdhën nga kempi i Tiranës. Nuk kemi nevojë për atë m.. kempi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *