Horoskopi, 02 maj 2013

anazapta

Dashi

Me Hënën që sot do ta keni ”kundërshtare”, sigurisht që do të jetë shumë e vështirë që të ruani qetësinë dhe të veproni pa u nervozuar. E njëjta gjë ndodh edhe në çift, prandaj tregoni kujdes.

 

Demi

Yjet duket se do të sjelllin shumë gjëra të reja të cilat do të ishin shumë pozitive për të ardhmen tuaj. Mund të jetë një moment shumë i mirë për të udhëtuar por edhe për të ndërmarrë iniciativa.

 

Binjakët

Mos u nervozoni dhe mos u nxitoni për të dalë nga situata për shkak të disa të papriturave. Kjo gjë nuk do të ndikojë aspak në jetën tuaj profesionale e cila vazhdon të jetë e suksesshme.

 

Gaforrja

Gjithçka që është e thjeshtë e lehtë për të arritur nuk do t’ju pëlqejë aspak dhe kështu do të ngatërroheni në gjëra që nuk ju përkasin dhe që janë të rëndomta. Është fati juaj që të kërkoni telashe.

 

Luani

Do arrini t’ia dilni mbanë në një çështje burokratike jo shumë të lehtë dhe kjo do të bëjë të ndjeheni shumë të lehtësuar nga ana psikologjike. Nëse jeni të dashuruar, mos harroni se keni një partner.

 

Virgjëresha

Me Hënën e favorshme dhe me një vullnet të hekurt që ju karakterizon do të arrini të fitoni atë që dëshironi dhe për të cilën jeni impenjuar shumë. Do të ndjeni nevojën për t’u dëfryer dhe për të frekuentuar ambiente të ndryshme.

 

Peshorja

Me një sjellje kritike e me pretendime dhe me Hënën në kundërshtim nuk do t’ju lehtësohen gjërat dhe ajo nuk do të favorizojë  situatën në familje. Mundohuni të jeni më tolerantë në raportet me partnerin.

 

Akrepi

Qielli në thelb duket pozitiv dhe ju ofron shumë raste për t’u njohur dhe dëfryer. Era e ngrohtë e Jupiterit do t’ju fryjë pas krahëve, prandaj do ta keni të lehtë të arrini objektivat.

 

Shigjetari

Duhet të tregoni kujdes, pasi qielli sot pritet të jetë i ngrysur e i zymtë, për shkak të kontrasteve të Marsit, Saturnit dhe Afërditës në orbitat përkatëse. Duhet të tregoheni shumë vigjilentë.

 

Bricjapi

Edhe për të lindurit e kësaj shenje, situata planetare duket disi e turbullt, ndoshta për shkak të Mërkurit në një pozicion jo shumë të favorshëm. Sidoqoftë edhe këtë radhë do ia dilni mbanë.

 

Ujori

Në aspektin ekonomik ka të ngjarë që sot të jeni pasivë, ngaqë do t’i keni duart e lidhura nga Jupiteri apatik. Krejt ndryshe pritet të jetë fusha sentimentale, e stimuluar nga Afërdita.

 

Peshqit

Hyrja në shenjën e Jupiterit, që i “fryn” zjarrit të ambicieve, do të bëjë që edhe ju të rigjallëroheni dhe të shkundeni nga plogështia që iu ze shpesh këto kohë. Intersante ana erotike.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *