Shoqëria civile, pro reformës. Protestë dhe apel deputetëve

redaktor

Për rreth 60 minuta, shoqëria civile ka protestuar këtë të hënë përpara Kryesisë së Kuvendit, me thirrjen për deputetët shqiptarë, që më 21 korrik ta miratojnë në Kuvend reformën në drejtësi, dhe me thirrjen për qytetarët që t’u bashkohen atyre.

“Ne mbështesim miratimin e reformës me konsensus të gjerë politik, por kërkojmë në mënyrë të prerë që konsensusi i domosdoshëm të mos shndërrohet në pazar politik, përmes të cilit është kontrolluar dhe deformuar deri tani drejtësia, duke siguruar vetëm privilegjin para ligjeve të atyre që kanë pasur pushtetin. Ne u bëjmë thirrje deputetëve që të veprojnë jo nën komandën e partive të tyre, por nën komandën e interesave të popullit që i ka votuar, interesave të vendit për sot dhe për të ardhmen”, tha Mirela Arqimandriti, pjesë e grupimit qytetar pro reformës.

Me thirrjen e shoqërisë civile u bashkua edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

“Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje të gjithëve: pa një reformë në drejtësi nuk ka demokraci, nuk ka zhvillim të vendit. Prandaj të gjithë të kërkojnë ballëhapur që politika ta votojë një orë e më parë, ashtu siç është më mirë për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, u shpreh Vjollca Meçaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Shoqëria civile do të protestojë edhe të martë e të mërkurën përpara Kryesisë së Kuvendit, ndërsa të enjten e 21 korrikut protesta e tyre do të zhvendoset përpara Parlamentit.

Share This Article
11 Comments
    • Kjo dukett qe gjithshka esht prestite ne prapasken,hela.sinku+ e grope re. sh .c..ne nje note .po cfar dine ata per reformen pytem nje de jurist e than. Jo nuke e di fjalen h I b r I d d,.??gnjthkund mund te kete hibrid por ne drejtsi ka ligjn e jo hibride..
      Kata qe flasin rrugve nan social komunist ekstremist.

    • Po mire,kjo “shoqeria civile”,nuk mund te beje nje njoftim ne medje per te treguar ne popull qe ne X date do kete nje proteste me kete rend dite,etj etj?
      Kur e morren lejen,kur u mblodhen.
      Apo kaq ishte puna,sa per te thene qe protestojme edhe ne!
      Une vete do isha dakort qe te dilja ne proteste te organizuar per kete qellim!

  • A kishin marre leje per protesten keta? Apo Soros nuk ka nevoje per leje?
    E cuditshme! “Korporata” Soros del ne proteste qe te miratohet nje reforme qe eshte perpiluar prej saj. Ka pak konflikt interesi ketu por Shqipetaret jane mesuar ta hane sapunin per djathe.

  • ZORRO(SI) kerkon te shpetoje RAM(IZIN) qe eshte i zhytur ne mut… shyqyr po thyen qafen se ne keto 3 vjet biznesin e ka degjeneru ky derr. ka ardhur koha per nje kryeminister NJERI, jo per nje KAFSHE si ky qe po pirdhet

  • Ja , ka ca pjella te Saliut me termat e tij jo sorriste, jo komuniste, nuk dine çfare thone te deshperuar se me shpirtin katran per kete vend kane kontribuar per ta sjelle deri ne kete gjendje. REFORMA DO VOTOHET TE ENJTEN dhe shoqeria civile qe i takon kjo reforme do te jete para parlamentit shqiptar dhe nuk do ti lejojne te dalin nga dera ata qe do te jene kundra. Policet do ti ruajne mos ti rrahin , por deren do ta kene mbyllur deri sa te bejne ate qe populli i ka zgjedhur.

  • AMAN O SHOKET E DITES,

    KJO FRAZA “SHOQERI CIVILE” KETU TEK NE NUK, S’NUK.

    POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK ESHTE ME MIRE.

  • apel deputetve,bojuni,dhe e mbeshtes shoqnin civile,por Sorrosi,eshte nje peshk i vogel dhe pa uje,sepse ka dal ne breg,pra mund te marre pjese te rubrika peshku pa uje,dhe nuk eshte per tu nenvlersuar sepse peshqit e mdhej latent ne thelesi te oqeanit,mund ta marrin nga bregu,dhi ti japin kshillat e tyre,dhe nga nje pesh i vogel jograbitqare,mund te kthehet ne nje peshk perbindesh,keshtu jane te gjithe peshqit pa uje,per kthimi ne perbindeso e dashura shoqeri Civileh latent e te hapur,mund te behet krejt lehte,pas kshillave te peshqve te mdhej ne tthellesi te oqeanit,dhe kto gjera te thuhen hapur,sepse nuk i bihet fyellit vetem ne nje bire,birat e fyellit te pas LDB,qe nuk neglizhohet para LDBja jane me shume.dhe pas LDB,peshqit fajtore nuk e kan marakun e fajit,sepse e dine se ne ket latentizem te papare ne historine njerzore,kane marre pjese edhe ndihmuesie e ndumuesve,dhe shum peshte te vegjel,sikurse ne kasaphanen e para LDBse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *