Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka refuzuar të heq dorë nga kërkesa më e re për rivendosjen e dënimit me vdekje për mijëra ushtarakë të përfshirë në tentativën e dhunshme për grusht shteti, që nisi të premten në mbrëmje në Turqi.
“Ka patur një krim të qartë tradhtie” ka thënë presidenti Erdogan gjatë një intervistë për CNN duke vijuar që “kjo kërkesë nuk mund të refuzohet nga qeveria e tij”.
“Por do të ketë një vendim parlamentar në përputhje me kushtetutën. Liderët politikë duhet të diskutojnë mbi të. Unë si president do të aprovojë çdo vendim të marrë prej nga parlamentit’, shtoi ai.
Kjo ishte intervista e parë e dhënë nga Erdogan që prej tentativës së grushtit të shtetit më 15 Korrik.

KUSHDO QE KA PARE VIDEON E TANKUT QE I MORRI ZVARRE CIVILET NE UREN E BOSFORIT, ESHTE PRO DENIMIT ME VDEKJE.
Skena tmerri që na ofrojnë paramilitarët e regjimit gjakatar të selxhukut Erdogan, si ndaj popullatës kurde, si ndaj protestuesve dhe tani edhe ndaj kinse puçistëve- kuadrove ushtarake dhe vartësve të tyre, na përkujtojnë terrorin ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve që ushtrohej nga thundrakët çetnik të drejtuar nga Beogradi !
Helikopteri qellonte mbi civilet, popullin e vet. Te tille nuk hyn tek njerzit e me tek ushtaraket.
Asnje qenie njerezore nuk duhet te kete te drejte te denoje me vdekje nje qenie tjeter per asnje arsye.Mos te harroje askush qe kerkon vdekjen e tjetrit se edhe mund te vdese vete perpara.Grushti i shtetit eshte nje histori e dhimbeshme me pasoja te renda por me te renda jane objekivat e ,,Sulltanit,,Poshterimi i ,,pucisteve,, eshte antinjerezor dhe heshtja e perendimit aspak dinjitoze.Interesat per mardhenie te mira me Turqine per hater te refugjateve do te kene pasoja te renda per te gjithe rajonin europian dhe aziatik.Shtypja dhe masakrimi i roberve puciste eshte nje turp i madh per europen dhe azine.Sot ata jane ,,puciste,, por neser mund te jene heronj pasi rebelimi i tyre duket se kishte per objektiv shpetimin e Turqise nga Diktatori modern.Njerezit qe luftojne per drejtesi nuk shohin interesat e tyre por sakrifikohen ne emer te se drejtes dhe ne fund ata qe perfitojne jane shumica.Respekt per te gjithe ata qe luftojne ne emer te drejtesise dhe turp per te gjithe ata qe vrasin per interesat e pushtetit te tyre dhe te dominimit apsolut duke shpallur armiq kudo.