Lenjani merr tri oferta për t’u larguar

Dita

Ermir Lenjanit mund të ndryshojë ambient gjatë verës. St. Etien është ekipi që ka nisur interesimin dhe është një nga pistat që shqiptari të mbetet pjesë e futbollit francez.

Ndërkohë, kjo skuadër nuk është e vetmja, pasi bëhet fjalë edhe për të tjera ekipe që janë të gatshme të futen në tratativa për shërbimet e futbollistit të Kombëtares.

Në Bundesligën gjermane Frankfurt mbetet një pistë e vlefshme për të ardhmen e futbollistit kuqezi. Ndërkohë, edhe në kampionatin turk ka një opsion të vlefshëm.

Trabzonspor që po ndjek situatën e tij dhe është i gatshëm të futet te skuadra që ka në pronësi kartonin e Lenjanit dhe që e huazoi atë te Nante për një sezon.

Momentalisht, vlera e kartonit të tij është rreth 400 mijë euro, por duke qenë shifra paraprake, skuadra franceze mund të kënaqet edhe me më pak se kjo shifër për të hequr dorë nga e drejta e pronësisë mbi kartonin e futbollistit shqiptar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *