Një listë me emra të arrestuarish raportohet nga policia e Vlorës që bën me dije se janë sekuestruar 4 armë zjarri, janë asgjësuar rreth 1000 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe janë kapur në flagrancë 8 persona.
Policia: Arrestohen shtetasit:
1. Rajmond Selfaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.
2. Saimir Hoxhallari, 36 vjeç, banues në fshatin Orizaj, Berat.
3. Taulant Kalaj, 26 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për Vjedhje)
4. Dorian Rexhepaj, 30 vjeç, banues në Vlorë.
5. Geraldo Zeneli, 23 vjeç, banues në Vlorë.
6. Romarjo Ymeri, 21 vjeç, banues në fshatin Orizaj, Berat.
7. Arben Hodaj, 51 vjeç, banues në Durrës.
8. Tahir Imaj, 47 vjeç, banues në Vlorë.
Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë të mundur arrestimin e këtyre shtetasve pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Tragjas i Vjetër, pranë vendit të quajtur Përroi i vilave në një parcelë të hapur posaçërisht për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën u gjetën të mbjella rreth 1000 rrënjë bimë të llojit Cannabis Sattiva, të cilat u asgjësuan me copëtim dhe djegie me zjarr.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar përreth zonës ku këta shtetas qëndronin, janë gjetur (të fshehura) dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri:
– 1 armë zjarri Automatik model-56
– 3 armë zjarri të tjera Pushkë10, model-56
– 1 krëhër me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
