Negociatat për reformën dështojnë, SHBA shuplakë të ashpër Bashës

redaktor
Kryetari i PD Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje konference me teme, "Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi", organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Parliament Speaker Ilir Meta, Albanian President Bujar Nishani and Prime Minister Edi Rama, at the “Reforming the Judicial system in Albania” Conference.

Negociatat për reformën kanë dështuar.

Pas takimit Rama-Meta-Basha, negociatorët e caktuar nga ata, kanë qendruar për 8 orë gjatë gjithë natës, për të arritur një marrëveshje.

Por, kjo nuk është e bërë e mundur.

Kjo është konfirmuar nga ambasadori amerikan Donald Lu, që ka fshikulluar ashpër Lulzim Bashën.

“Dje, pas takimit të shkurtër midis Z. Rama, Z. Meta dhe Z. Basha, ekspertët tanë u takuan për 8 orë negociatash deri në orën 2 të mëngjesit. Por nuk arritën dot një marrëveshje.

Pas 18 muajsh negociata, pse nuk arrijmë kurrë një marrëveshje?”

Pse? Për shkak se është e qartë se disa nga këta politikanë nuk duan marrëveshje.

Dy javë më parë, dëgjova me zë të fortë nga Basha dhe Bylykbashi se nëse e zgjidhnim paragrafin 88, ata do ta votonin reformën që të nesërmen.

Më 9 korrik e zgjidhëm paragrafin 88. Në fund, Rama u dorëzua dhe u ofroi atyre saktësisht atë që Basha kishte kërkuar, një proces përzgjedhjeje të quajtur 6 plus 6. Por kjo nuk mjaftonte.

Tani, për herë të parë, ata thonë se për shkak të sovranitetit kombëtar, nuk mund të pranojnë që të huajt të bëjnë vlerësimet për kualifikimet e komisionerëve.

Epo kjo është e çuditshme.

Më 19 maj Basha na tha ne dhe Ambasadores Vlahutin se të huajt ishin të vetmit persona që mund ta pastronin peshkun nga koka. U tha të njëjtën gjë edhe deputetëve të PE-së, Kukan dhe Fleckenstein.

Bylykbashi e përfshiu këtë në mënyrë të qartë në propozimin e tij zyrtar, të shkruar, që na dërgoi. Tani papritur po ndryshojnë qëndrimin e tyre.

Përse?  Njerëz të fuqishëm kanë frikë”, tha ambasadori amerikan.

Share This Article
4 Comments
  • prapa kukullës Basha ndëdhet juda Sali ai i jep komandat në prapaskenë ,për të sabotuar me çdo kusht reformën në drejtësi ,qëllimi është të ruaj të pa prekur sistemin e vjetër të Gjykatësve dhe prokurorve ,për dështim të negociatave duhet Saliu ,Luli dhe të gjithë ata që janë kundër reformës të rrethohen pa buk ,dhe buka tu jepet kur të jetë miratuar reforma vetëm në monitorim ndërkombëtar .nën udhëheqjen e SH.B.A – së

  • Dyll,dyll amerika,futi nja 20 arrestime,ju jepni urdherin,Saje Qorri i arreston,dhe mbaron kjo pune.U bo Luli,Sala,Meta me ja fut amerikes?Duhet te kene shume bole pra,se nuk ka mundesi qe bejne kakerdhia.

  • Per te gjithe fatkeqesite qe i ka shkaktuar popullit dhe
    kombit shqiptar , Berisha duhet te perballet me Gjyqin
    e Hages ose te nje Nurembergu te Dyte ..!!! Shumekush
    nga nderkombetaret mund te habitet per kete te dyten por te huajt duhet te marrin parasysh qe nga 97-ta ,ku
    humben jeten rreth 3-5 mije djem te rinj vetem per kolltukun e tij si president. Mbi kurrizin e Sali tradhetarit
    rendojne mbi 185 krime njeri me i rende se tjetri ! Per keto krime gjyqesia shqiptare nuk do te jete ne gjendje
    qe ta gjykoje objektivisht kete monster, Monstra Shqipta-
    re …!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *