Rama donte të përmbyste gjithçka-por po përmbyset vetë!

redaktor

(Shkruar disa ditë përpara deklaratave të Metës)

Rama kur fitoi pushtetin,
dhe kur u kurorëzua,
se do përmbyste çdo gjë,
shumë seriozisht u betua!

Me një stil amerikan,
foli me zëmër në dorë,
se të ndriturit Sovran,
do t’i bëhej shërbëtor!

Në fjalimin promovues,
them se s’u përmbajta dot,
ashtu-fare pa kuptuar,
sytë m’u mbushën me lot!

Që të flasim seriozisht,
energjike qenë nisjet,
por unë-si i paduruar,
prisja të ndodhnin përmbysjet!

E para që do përmbysej,
qe patjetër drejtësia,
po këtë s’e bënte dot,
vetëm me votat e tija!

Për pikën më nevralgjike,
shefin-ne-e mirëkuptuam,
ndaj rrugën nga do të shkonte,
natyrisht që s’ja minuam!

Por ashtu si pakuptuar,
mbi ne po i ngrinte tonet,
dhe në vënd që t’i rrafshonte,
po i shtonte konçesionet!

Me konçesione pa fund,
po jepte gjithë ekonominë,
mënyra më ideale,
për të vjedhur Shqipërinë!

Në drejtim të qeverisë,
qe akoma elegant,
po natë e ditë përflitej,
për korrupsion galopant!

Ministrat e kabinetit,
që zgjodhi kokërr më kokërr,
u prezantuan shumë shpejt,
si një tufë me mediokër!

Kanë shkuar plot tri vjet,
ne Ramën njohim për zot,
po në parcelat e Metës,
ai kurrë nuk hyri dot!

Këto tri vite që shkuan,
qe gallatë në Shqipëri,
se këtu paralelisht,
punojnë dy qeveri!

Punojnë dy qeveri,
një e Ramës-një e Metës,
kjo ka qënë murtajë e vendit,
për hirin e së vërtetës!

Për të forcuar partinë,
o Edi sa u përpoqe,
po sot socialistja e shkretë,
është bërë kashtë e koqe!

Në kualicion s’ka asnjë,
nga ata që rrugën nisi,
po nga stani i Saliut,
ka ardhur Shpëtim Idrizi!

Mbase kështu vetëm fare,
Rama ndihet më rehat,
po fiks në kohën që flasim,
nuk ka asnjë aleat!

Fiks në kohën që po flasim,
nuk ka asnjë aleat,
dhe nga shtrëngimi i litarit,
ka humbur elektorat!

Dhe ata të LSI-së,
nuk i binden derëziut,
me ministra që kan’ mbetur,
që nga koha e Saliut!

Nëse vijnë zgjedhje të reja,
vetëm do të kaurdiset,
ky do përmbyste gjithçka,
por rrufeshëm po përmbyset!

Ditën që fitoi pushtetin,
të ardhmen kishte në dorë,
po si kryeqeverisës,
u tregua amator!

Share This Article
8 Comments
    • Sic duket Likja di ta shpenzoje parane.Rama gaboi duke bere koalicion me hajdutet me licensa.Tani do paguaje nje cmim per kete.Likja eshte kanceri i Shqiperise qe nuk ka ilac qe ta sheroje se hidhet si pelivan sa majtas djathtas.Une do ta quaj Like Pelivani qe sot e tutje,ose Pelivan Floriri.

  • I nderuar…! Gje tjeter eshte qeverisja dhe tjeter gje eshte reforma ne drejtesi ! Si valle nuk do te pranosh qe pa drejtesi nuk fillon dot asnje gje per mbare ?

  • Edi Rama ka ngelur vetem. Por me mire vetem se me shoke te keqinj, – thote nje fjale e urte.Tani u be e qarte per te gjithe se Ilir Meta ishte kunder reformes ne drejtesi. Dhe kishte te drejte. Ai nuk I zinte bese Edi Rames dhe kishte frike se ky I fundit pa ta shtinte ne dore drejtesine do te fillonte ndeshkimin e atyre qe kane vrare, kane vjedhur dhe kane shitur pasurite kombetare, deri edhe detin. Nderkohe qe Edi Rama ishte vene para nje presioni gjithmone ne rritje nga mbeshtetesit dhe zgjedhesit e tij, per te bere drejtesi per 21 Janarin, per Rrugen e Kombit, Gerdecin etj etj.Po a mund te behej drejtesi me gjykatesit e plepave, me Gjin Gjonet, dhe me gruan e Azem Hajdarit?! Ju kujtohet rasti Fullani?! Po kjo gjykatesja e fundit, burri i se ciles mori 50 mije euro per te bere “drejtesi”! Dhe Rama duket se I hyri detit me kembe. Pasi mori edhe mbeshtetjen e nderkombetareve, Rama mendoi se asgje nuk mund ta pengonte per te nisur reformen ne drejtesi. Qe vetem drejtesi nuk ka qene gjate ketyre 25 viteve. Por ai duhet ta dinte dhe ta kuptonte qe « aleati » i tij nuk kishte asnje interes qe te hapeshin « petet e lakrorit ». Siç e tha bukur Pellumb Kulla, – Rama dhe Meta kishin nje aleance pushtetore midis tyre, por aleancen e vertete kryetari i parlamentit e kishte me PD-ne. Meta nuk mund te harronte se ishte Berisha ai qe e mbrojti ndaj « kokepalareve » kur ai u shfaq si « Njeriu me Bllok ». Dhe pikerisht prej ketij « blloku » u shkaktua edhe 21 janari. Pra Meta dhe Berisha ishin ne unison te plote. Dhe ndersa i pari shfaqej hapur kunder reformes, i dyti punonte nen rrogoz. Derisa erdhi çasti final. Aty maskat u hodhen poshte. Ilir Meta me deklaratat e tij te dy diteve me pare per qeveri teknike duket se i tha Edi Rames : – Meqe na hodhe ne kurriz nderkombetaret, reformen ne drejtesi do ta kesh, por Nuk Do Ta Gezosh ». Pra nuk do te jesh me kryeminister. Pyetja qe shtrohet eshte : A duhej Rama ta shtynte edhe nje vit me Meten ne nje koalicion hiq e mos e keput, apo beri mire qe ndau shapin nga sheqeri ?!

  • O BENO!

    Sot,me duket ja ke futur
    “Si kau – peles”,qe thone…
    Kjo poeme sot me esht’ dukur
    Si ato… , vec me rigon!..

    Dot s’beoj te kesh harruar
    Qe c’po behet atje larte…
    Se ketu shoh qe ke shkruar
    ” Hane shan – hane Bagdat!…”

    Nuk eshte koha te gjykojme
    Qysh ka qeverisur Rama!
    Por, eshte koha tekujtojme
    C’i ka bere vendit Rrumpalla!

    C’i beri vendit gerdalla
    Gjith’ e dime,gjith’ s’e dime!!!…
    Gjuha vete tek dhemballa
    Sa here i kujton drejtsine..

    Ky eshte halli sot per sot
    Me keta gjykacr, docer…
    Ky hall do jet mota, mot..
    Persa kohe merr fryme nje moster.

  • o shoku do te duhet te shkrush nje tjeter bejte pas miratimit te reformes per te falenderuar Ramen.
    Keta tipat qe hiqen si filozofe me shpifin..

  • Edi nuk eshte vetem, or Ben Duka,
    Por per sa kohe qe Ilir Florir ja ka bolet ne dore eshte i pafuqishem., ky vend nuk behet.se Likes nga ana tjeter ja mban ne dore bolet sali berisha. Tek e fundit del qe sali berisha e ben skenarin si i do qefi si gjithmone. Mjere ne qe jemi ne dore te maskarenjve.

    E mjere kjo Shqiperine.qe baballaret nuk rriten djem qe ta duan kete vend pa interes. Si gjithmone, politikanet shqipetare shiten per dy aspra, pa le me milionat qe valojne sot.

    Ai Veri kishte te meta plot, por per tu blere, nuk u ble asnjehere, dhe Shqiperine ashtu si dinte e beri me mire se kushdo tjeter deri tashti. Dhe eshte depresuese qe ne shkojme mbrapsht ne kohe ta kerkojme se keta pushta nuk bene asnje hale jo me te kerkojme me shume ne keto 25 vjet

  • Miku im i bardhe bore
    por naiv me kembore
    nuk vure kurre mend
    qe s’je zot ne vendin tend

    Ferrat Sali Mete e Rame
    kush na i rriti qe t’i hame ?
    Kush na i beri “burra shteti”
    kete farë dordoleci ?
    Keta buburrece kulisash
    me pis se cdo tufe pisash ?

    Ulu , hap qitap e deftere
    Gjej pergjigjen kete here !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *