Taulant Balla ka debatuar sot në Këshillin e Integrimit me deputetë të PD lidhur me përfshirjen e madhe të ndërkombëtarëve në procesin e reformës në drejtëis.
“Kush mendon se përfshirja e partnerëve tanë strategjikë në këtë proces është pushtimi i Shqipërisë, gabohet rëndë. Përkundrazi kjo është një çështje bazike sigurie dhe stabiliteti në Shqipëri dhe në rajon. Vëmendja e shtuar e SHBA dhe BE tregon rëndësinë që sot ka vendi ynë strategjikisht”, deklaroi deputeti socialist.
