Një ‘selfie’ në kamionin me të cilën i mori jetën 84 njerëzve të pafajshëm, pak para ngjarjes makabre që tronditi Francën dhe gjithë botën në ditën e Festës Kombëtare.

Foto të terroristi Mohamed Bouhlel vetëm pak orë përpara se të futej me kamionin 19-tonësh mes turmës së njerëzve në ‘Promenade des Anglais’, Nisë të zbuluara sot, e tregojnë 31-vjeçarin tek buzëqesh para aparatit fotografik.

Në njërën nga fotot, terroristi shihet brenda kabinës së kamionit të bardhë nën shoqërinë e një personi tjetër, ndërsa në foton e dytë shihet duke pozuar para kamionit, të cilin mësohet se e mori me qira disa ditë para se të kryente masakrën.

