Deputetja e PKD-së Mirela Ferracaku, që zuri vendin e Mark Frrokut në Kuvend i thotë pro reformës në drejtësi, teksa shprehet entuziaste për votimin e së enjtes të kësaj reforme në Kuvend.
Ferracaku ndjehet e privelegjuar që do të ketë fatin, që ajo e cilëson si “historik”, të votojë një fillim të ri të Shqipërisë drejt prosperitetit dhe iluminizmit europian.
“Jemi në fazën përmbyllëse të një procesi shumë të rëndësishëm për historinë e vendit. Ndjehem e privilegjuar që do të kem fatin historik të votoj një fillim të ri të Shqipërisë drejt prosperitetit dhe iluminizmit europian. Reforma që po nënshkruajmë i hap rrugën një Shqipërie tjetër, një Shqipërie që është në ëndrrën e çdo shqiptari, një Shqipërie më të drejtë dhe më humane”– shprehet deputetja Mirela Ferrcaku në “Facebook”.
