Incidenti i 24 prillit, producentja austriake: Debati Rama-Ceka ishte larg dhunës

anazapta

I ashtuquajturi incident i Vjenës vijon të qarkullojë në media. Pavarësisht se për “incidentin e veshit” u ngrit një komision hetimor parlamentar, të cilin opozita e cilësoi një farsë, një tjetër e pranishme në takimin e Ramës në akademinë politike të Vjenës thotë se debati mes kreut të opozitës shqiptare dhe diplomatit Egin Ceka ishte shumë larg asaj që mund të konsiderohet dhunë. Portali Balkan Insight sjell sot dëshminë e producentes austriake të filmave Eva Hausberger. “Kur ndodhi incidenti me Cekën, e pashë kur nisi dhe më pas u largova nga dhoma. Pak më vonë pashë Eginin duke u larguar dhe një mik më tha se ata nisën një debat, por që ishte shumë larg nga goditja e njëri-tjetrit”, shprehet producentja.
Incidenti i shumëpërfolur i Vjenës ndodhi në 24 prill, ndërsa kreu i Ps-së, Edi Rama, po zhvillonte një bashkëbisedim me diplomatë dhe të ftuar në Akademinë Politike të Vjenës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *