Selami-Bashës: Kërkoj ndjesë për qëndrimin e djeshëm

Dita

Pasditen e sotme, Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar. Deputeti Eduard Selami ka qenë i pari i cili ka folur duke kërkuar ndjesë për qëndrimin e tij të djeshëm si në mbledhjen e demokratëve ashtu edhe në intervistën e dhënë për “Zërin e Amerikës”.
Selami mësohet të jetë shprehur se qëndrimi i djeshëm ka qenë i nxituar. “Z.Kryetar, kërkoj ndjesë për nxitimin tim të një dite më parë. Ju falenderoj për maturinë e treguar në këtë proces”, ka deklaruar Selami.

Ndërsa pas mbledhjes, në një prononcim për mediat, Selami ka sqaruar kritikat e një dite më parë si në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, ashtu edhe në intervistën për “Zërin e Amerikës”.

Selami tha se Shqipëria ishte në rrugën e bllokimit ndërkombëtar, ndaj edhe zgjodhi të kritikojë lidershipin demokrat e njëhearzi shprehu votën e tij pro reformës, pavarësisht qëndrimit të PD.

Ka dallim të madh mes dje dhe sot. Shqipëria ishte në rrugën e bllokimit ndërkombëtar dhe prandaj dje mori kritikën time. Sot jo. Falenderoj Partinë Demokratike, Lulzim Bashën, Edi Ramën, falenderoj z.Lu, znj. Vlahutin që arritën që më në fund arritën që Shqipërisë t’i japin një draft, që nesër do jetë një projekt bashkëkohor për shqipërinë Eropiane“, u shpreh Selami.

Deputeti demokrat theksoi se miratimi i draftit “Nuland” është një fitore e madhe për vendin. “Është drafti hibrid i Nuland dhe i mbështetur nga ndërkombëtarët, është një fitore e madhe”, tha Selami.

Share This Article
9 Comments
  • Osht bo Partija Demokratike si Kopsht Femijesh.
    Ja nxorren bojen vetes komplet kto shurraqe burrace.
    Me fal se dje bona çiçin.
    Ky osht burri i Ilva Tares !!
    Hapu o toke dhe kullufiti brenda kat deputetet e Berishes..

    • Ske faj or Selam Eduardi!!

      Ty te kan rrahur njeher ata, dhe te rrahin kur te duan….Ta kan pire lengun..

      Ti o njeri, nuk je i lir te thuash cfar te duash…bile ti nuk je i lire as te Mendosh i Pavarur nga frika se mos ti kuptojne mendimet..dhe te rrahin prape..

      Ndaj te meshirojme per pozicionin qe ke, dhe per dekllaratat qe bene….se e ke harruar qe je shtetas Amerikan…aq thelle e ke friken nga barbaria..

      Po, gjene mir ta bejne….se c’dreqin te mesoi ti bashkohesh perseri nje Bande Para Politike Para Militare Krahinore qe te perdhunoi….te perdhunoi aq keq sa…..more arratine per 20 vite..

      Imagjino nje te arratisur nga regjimi i Hoxhes ne vitet 70′ te kthehej ne Shqiperi nga 85′ dhe ti bashkohej Partis se Punes…..ja keshtu je dhe ti Selam..

    • Me ishte krijuar pershtypje e gabuar per te, jo se ka “themeluar” ceten demokartike, dhe as se i ka pas bo xixe makinat ne ha mer dhe ik, por vetem nga konsiderata per mbesen e xha Jonuzit.

      Si mund t’i thote vetes politikan ky palaco, kur nje dite me pare kritikon patericen e plakut Mere, dhe sot i pergjerohet atij si legen. Hajde dhjerokrat hajde!

  • Mos kerkoni me burreri e ndersheri tek politikanet etipit Selami. E kthejne si put… kur dalin lakuriq.

  • Edi! Turp eshte ti kerkosh falje Bashes dhe jo ta qellosh me pambuk, sic bere ti.

    Edi, Edi, Edi! Te kujtohet se si, nga kryetar i PD-se ike “per specializim” me vale te gjata ne USA? A te kerkoi njeri falje kur ty, kryetarin e partise, nuk te qasnin te porta e selise se pd-se?!

    Edo, nuk eshte mire ti thuash derrit daje, se nuk te beson kush, me pas.

  • O Zot ! (ne se ka) A ka burra Shqiperia? Se burrecer ne cdo dy gjen tre te tille.
    Vetem referendumi per te votuar variantin me te mire te reformes ne drejtesi, i jep zgjidhje ketij problemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *