Në mesditën e djeshme, udhëheqësit më të lartë të opozitës deklaruan arritjen e marrëveshjes për Reformën në Drejtësi me ndërmjetësi, kësaj here të komisionerit të Bashkimit Europian Johanes Hahn, por gëzimi i marrëveshjes rezultoi i gënjeshtërt.
Ndërsa Basha deklaroi se kishte arritur çfarë dëshironte dhe Rama deklaronte se Basha qe dorëzuar para presionit të ndërkombëtarëve, Ambasadori Lu i SHBA-ve dhe Ambasadorja Vlahutin e Delegacionit Europian qëndruan në heshtje deri në mbrëmje, kur u mësua se në fakt, marrëveshja qe mbërritur në deklarata por jo në letër.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, me një reagim të minutave të fundit ka denoncuar shkeljen e marrëveshjes për reformën nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, zoti Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme”, thuhet në një deklaratë.
Ambasada amerikane vlerëson se, “ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë”.
“Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse zoti Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të Parlamentit që individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik”, thuhet më tej në deklaratë.
Basha, i cili u lavdërua nga një numër udhëheqësish perëndimorë për marrëveshjen, mësohet se ka nxjerrë kushte shtesë mbrëmjen e së mërkurës, për të cilat kishte rënë dakord më parë. Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet sot në orën 10 të paradites për të votuar për reformën kushtetuese, ndërsa rezultati i votimit mbetet i pasigurt.
Maxhoranca aktuale e përbërë nga Partia Socialiste, partia Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, disponojnë bashkërisht rreth 90 vota, ndërsa nuk dihet nëse të gjitha votat janë për reformën. Së paku një deputet i opozitës ka deklaruar votën e tij pro, ndërsa për ta miratuar paketën nevojiten së paku 94 vota.
“Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve.
“Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik”, vijon më tej deklarata.

Burg per berisha dhe lulin
Hej zot na ruajtsh! Kesaj i thone te te vije amerika e te te fusi ne burg ne vendin tend duke te detyruar te votosh ligjin me te cilin do te fusi ne burg.
Do votohet reforma, do vihet rregulli, do bllokohen rruget per te futur ne sistem ata qe na mbrojne e nuk na gjykojne, do kthehen e do na gjkojne per ato qe kemi bere e do na nxjerrin kreminel me prova, do na marin pronat dhe parate e do na arrestojne e do na burgosin ne shqiperi e grate e kalamajte lisho ne hollane, pa lere per enderrat e bubukura me udhetime ne shba qe nuk i shkone me mendja njeriu sa te jete gjalle….. o zot kjo eshte cmenduri!!
Mallkuar qofte ai qe me futi ne politik! Do tallen ne media: lulit i ka ikur mendja para se votohet reforma!
O zot sale c’na bere!!!!
ShBA nxorri nga roberia Kosoven o njeri qe duhet ti kesh duart te perlyera ne krim, nga menyra se si shkruan
ke vjedhur ato qe ke i ka populli,kriminel.
Nqs nuk ke bere gje nuk ke pse therret e uleret, Po nqs ke bere dicka atehere burgun hallall e ke . Thjesht Amerikanet nuk do TÊ lene TÊ ti blesh krimet dhe vjedhjet e tua. Nqs vertet do ta doje dhe respektoje vendin tend dhe njerezit e vendit tend nuk ke pse I trembesh ketij ligji dhe as Amerikes. Legen
Edhe kurvat nuk e perdredhin ne kete fare feje. Dhe ky aspiron qe nje dite te jete kryeministri yne. Ik me tyryfyl.
Ju lutem zoterij komentues, mos ja vini veshin ketyre te dyve, se doni te merrni vesh sakte se kush nuk e do reformen dhe po e pengon lexoni ate qe ka deklaruar i madhi Bylykbashi. Oh cazzo, ho avuto l)occasione di conoscere anche un altro grande politico come Bylyku ha ha ha aha a
Ai nuk e pranon gjalle ne kete bote kete reform. Per te gjykatesit e prokuroret jane duart, kembet, syte. Si mund t’a pranoje ai t’ja presin duart t’a qerrojne ti presin kembet. Ai pa keto eshte nje banor i viçidolit.
“pse thuhet marrveshje mes dhe opozites.qeveria ska lidhje me partin.duhet thuhet -pozita me oppziten ose ram,a meta, basha.
KETA NUK KANE KONSENSUS ME VETVETEN… SI MUND TE KENE KONSENSUS ME TE TJERET !
OPINIONE
KONSENSUS “KESHTU E ASESI NDRYSHE” APO… !?
– A mund te kete konsensus me nje “bande gangsteresh” qe nuk ka konsensus brenda radheve te saj…
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Si?
Me konsensus”Keshtu e nuk ka rruge tjeter” ” Sic themi ne e asesi ndryshe”, ” O me ne o me armikun e kllases… Rruge te mesme nuk ka” sic thoshte shoku Enver!
Po a eshte ky konsensusi, mirekuptimi, marreveshja!?
Kurrsesi!
Ky eshte diktat i mirefillte! Diktat 24 karat… Jo konsensus!
Me konsensus Sali Berisha dhe taborri i tij politik e familjar kuptojne diktatin…
E diktati eshte thelbi i diktatures jo i demokracise!
Nuk kane konsensus brenda familjes se tyre politike PD-se e koalicionit te saj e lehin nate e dite per konsensus me mazhorancen vetem per ta vonuar, vetem per ta sakatuar, vetem per ta sabotuar, vetem per ta zhbere, vetem per ta cformuar krejt shpirtin e qellimin e Reformes ne Drejtesi!
Me lutje!?
Miresine, lutjet, tolerancen, mirekuptimin… Partia Demokratike domethene Sali Berisha i sheh, i kupton, i vlereson si dobesi, si frike, si nenshtrim… e i shkel me kembe !
Ndaj ai si nje femije i keq i llastuar dhe i lazdruar pertej permasave te vet durimit kinez te shqiptareve dhe vete nderkombetareve, ben te fortin, ben garipin, ben trazovacin qe kthen permbys e ben rrokopuje shtepine e perbashket te shqiptareve!
Leva e Arkimedit? Jo! Leva e Sales!
Si!?
Nepermjet leves se sundimit te Sali Berishes, pandeshkueshmerise qe ia ka dhene vetvetes e bandes se tij nepermjet Ligjit me barbar te tiranise Ligji jam une!
Nepermjet kushtetues se Sali Berishes” Ne Saliu, Me Saliun, Per Saliun!” dhe klanin e tij politik e familjar!
Nepermjet marrjes peng e venies nen kontroll te plote te cdo hallke te shtetit ligjor nga gjykatesi me thjeshte e deri tek Kryetari i Gjykates Kushtetuese, qe para se te vishte togen e zeze me vetem 71 vota shkoi e u fal tek Sali Berisha, nga prokurori i fundit e deri tek Kryeprokurori i Shqiperise,.. Nga Arben Aliaj e deri tek Plepisti Gjin Gjoni, sot multimilioner, duke shitur drejtesi e deri tek Presidenti kapterr i SHQUP-it po me 71 vota te trafikuara e te shitblera!
Ja pse Basha e juristet e SHQUP- it duan dhe kembengulin qe Vetingun ta beje pikerisht Gjykata Kushtetuese , 90 per qind e komanduar prej Berishes e jo aleatet tane strategjike e miq te sterprovuar te shqiptareve si popull e te Shqiperise si shtet pa perkrahjen totale, te te cileve Sali Berisha kurre nuk do ta kishte pare as ne enderr kreun as te shtetit e as te qeverise shqiptare !
Ndaj nuk thote kot sovrani kur behet jevgu mbret se pari vret baben e vet !
Cila eshte zgjidhja!?
Eshte miratimi urgjent i Reformes ne Drejtesi me konsensusin e sovranit qe votoi ne menyre plebishitare me mbi nje milione votat e lira te shqiptareve me 23 qershor 2013 dhe me 15 qershor 2015!
Konsensusi i sovranit shqiptar eshte i panegociueshem e i patjtersueshem!
92 per qind e shqiptareve jane per Reformen ne Drejtesi si premtimi solemn i PS-se LSI-se etj. gjate fushates elektorale te 23 qershorit 2013, si e vetmja rruge per te luftuar korrupsionin dhe vendosur shtetin ligjor be Shqiperi!
Askush as PS, as LSI asnje politikan nuk ka atribut te shkele mbi vullnetin dhe voten e sovranit qe eshte kyci dhe themeli i sovranitetit te shtetit shqiptar!
Korrupsioni masiv dhe impuniteti ishin aresyet kryesore e ketij plebishiti mbarepopullor qe i shkaktoi nje Vaterlo te vertete ” bandes se gangstereve” dhe “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit”!
A ka zgjidhje tjeter?
Nese mazhoranca nuk eshte e afte ta kryej kete mision te shenjte te sovranit ajo duhet tia ktheje mandatin atij dhe te shpalle jo vetem zgjedhje te parakoheshme parlamentare por njekohesisht edhe Referendum mbarepopullor per Reformen ne Drejtesi!
E vetmja e “keqe”qe mund ti vije Shqiperise eshte se ato do te shumezonin me zero opoziten destruktive e shtetrrenuese te Mareshallit te Beogradit dhe RIA-s ruse!
Enough it’s enough… Boll me!
Cdo lutje per konsensus, per bisedime ( pazarlleqe ) te reja politike do te sillte jo vetem vonesa te reja, por edhe cenim te metejshem te thelbit dhe qellimit madhor te Reformes ne Drejtesi pet vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi, sic ka ndodhur te pakten kater here gjate ketyre 15 vjeteve te fundit!
Enough it’s enough, thone miqte dhe aleatet tane strategjike amerikane! Boll me!
Edhe durimi kinez i Ambasadorit te nderuar amerikan, Shkelqesise se tij Donald Lu ka nje kufi!
Cdo marreveshje okulte Edi Rames e Ilir Metes vec e vec apo se bashku me Sali Berishen do te ishte antishqiptare e antiamerikane! Pse?
95 per qind e shqiptareve e duan e perkrahin SHBA- ne e BE-ne si aleatet strategjike dhe miqte e sprovuar te shqiptareve si komb!
Proamerikanizmi eshte nje kult per shqiptaret jo vetem be Shqiperi, Kosove por kudo ne Bote!
… Perndryshe … fjalen e fundit e ka sovrani !
Asnje politikan nuk ka as fuqi e as tager te dale mbi kete kult te shqiptareve!
Eshte koha per veprime jo per pisedime!
Pisedime… nuk eshte gabim ortografik. Nje fjale e re shqip per pazarlleqe te felliqta, per bisedime te pista pa bereqet, per te vra kohen e te ardhmen e shqiptareve dhe Shqiperise!
Shkurt e shqip: Jo me pisedime!
Konsensus vetem me sovranin dhe voten e shpirtin proamerikan e properendimor!
Perndryshe…. Perndryshe !
… Le te flase sovrani me voten e tij te lire dhe Referendumin per Reformen ne Drejtesi!
Ai dhe askush tjeter e ka fjalen e fundit dhe zgjidhjen perfundimtare ne demokraci!
SHENIM: SHKRUAR E BOTUAR PER HERE ME 27 MAJ 2018
Na cane trapin me dy gishtat lart.Ishalla ja presin pas 21 korikut