Këngëtarja Dua Lipa ka njoftuar se gjatë muajit gusht do të mbajë një koncert të madh në vendlindjen e saj, Prishtinë.
“Më në fund një koncert në vendlindje! Shihemi së shpejti në Prishtinë”, ka njoftuar ajo në Instagram. “Mezi po pres”, ka shkruar në fund ajo.
Koncerti mësohte se do të mbahet në Parkun e Gërmisë në Komunën e Prishtinës, më 9 gusht dhe të gjitha fitimet që do të dalin nga ky koncert do të shkojnë për bamirësi në fondacionin “Sunny Hill”.
