Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj e ka cilësuar një shfaqje të turpshme mbledhjen që u mbajt pa prezencën e tij dhe anëtarëve të tjerë të PD-së. Xhafaj theksoi se kjo ishte një prej çudirave të radhës të politikës shqiptare dhe se PD po bënte teatër.
“Për shkak të çudive që prodhon politika shqiptare dhe marrëzive dhe gënjeshtrave të radhës që nxjerr për t’i bërë bisht ndaj gjërave dhe qytetarëve shqiptarë. Kjo që bëri dhe ky teatër që po zhvillon PD, dhe më vjen keq për koleget që janë pjese e komisionit, është një gjë e turpshme, nuk është korrekte me qëndrimet e veta dhe me qytetaret. Më pyetët a ka mbledhje komisioni. Dihet, unë nuk njoh ndonjë mbledhje komisioni që unë s’jam vetë! Pres që prej mëngjesit. Por për çfarë do e bëj një mbledhje komisioni? Për të informuar qytetarët. Kuvendi mund të zhvillohet nesër normalisht, ka një draft nesër. Relatorët e komisionit, unë si kryetar i këtij komisioni, kemi firmosur një raport të seancës plenare për ndryshimet kushtetuese. Po themi ne, SHBA dhe BE”, tha Xhafaj.
