Lu dhe Vlahutin mbërrijnë në Kuvend, monitorojnë seancën

redaktor

Ashtu siç kishin premtuar ambasadorët e BE­së dhe SHBA­së prej orës 10:00 ndodhe në Kuvend.

Ndërkohë që Konferenca e Kryetarëve po diskuton se si do të zgjidhë çështjen e përbërjes së anëtarëve në katër institucionet e reja që krijohen, ambasadorët tashmë kanë zënë vendet e tyre në lozhë.

Fillimisht ishte ambasadori amerikan, Donald Lu, i cili erdhi në Kuvend dhe pak minuta pas tij erdhi edhe Romana Vlahutin.

Dy ambasadorët kanë negociuar shumë vitin e fundit me palët politike për miratimin e një drafti konsensual, por për momentin gjithçka është në rrezik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *