Juventus zyrtarizon blerjen e Marko Pjaca

redaktor

Marko Pjaca është zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Pasi zhvilloi vizitat mjekësore, sulmuesi kroat hodhi firmën në kontratën, që do ta lidhë me klubin torinez për 5 vitet e ardhshëm.

Juventusi mundi konkurencën e Milanit për të siguruar shërbimet e Pjacës. Klubi milanez kishte ofruar më herët 22.5 milonë euro dhe ishte shumë pranë arritjes së marrëveshjes, por në fund vendosi vullneti i lojtarit, që zgjodhi bardhezinjtë.

Marco Pjaca do t’i kushtojë Juventusit 23 milionë euro, që do të paguhen me dy këste. Ai do të përfitojë në Itali 1.8 milionë euro në sezon.

Juventusi është shfaqur mjaft aktiv në këtë merkato, përveç kroatit 21-vjeçar, klubi torinez ka afruar edhe Dani Alves, Miralem Pjaniç dhe Mehdi Benatia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *