Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar rifillimin e punimeve të seancës plenare rreth orës 21 të mbrëmjes së sotme, ndërsa aktualisht të gjithë deputetët e pranishëm në sallën e Parlamentit janë duke u larguar.
Kjo bëhet për shkak se, pas arritjes së marrëveshjes apo pranimit të draftit të ri nga ana e Partisë Demokratike, që ishte pranuar më herët nga PS-LSI, tashmë ai draft duhet të kalojë në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi, e më pas të dërgohet për miratim në Kuvend.
ndërkohë pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD ishte lajmëruar një deklaratë për mediat e kryetarit të partisë Demokratike.
Por, edhe pse të gjitha mediat ishin në pritje të daljes së kryedemokratit, zyra e shtypit e selisë blu njoftoi se konferenca për shtyp e kryetarit ishte shtyrë në një orar të pacaktuar.
