Numërimi elektronik drejt dështimit

redaktor

Realizimi i numërimit elektronik ne Fier po shkon drejt dështimit  edhe pse ishte një prej dy risive me te mëdha te kodit zgjedhor, i mbrojtur me buje nga partitë politike vitin e kaluar. Pas testimit te pare te teknologjisë se ofruar nga kompania spanjolle “Indra” ne 13 prill, partia Socialiste kërkon kthimin tek numërimi i fletëve me dore, pasi  është e paarsyeshme te përdoresh një teknologji, qe numëron 5 mije flete votimi për 8 ore. Sipas përfaqësuesit te PS ne KQZ Genc Gjoncaj, opozita ka paraqitur ne KQZ një raport ku konstatohen 30 defekte te procesit te numërimit elektronik, duke kërkuar nje testim te dyte te teknologjisë dhe ne rast, se përsëriten te njëjtat probleme, duhet hequr dore nga numërimi elektronik ne Fier. Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon se se shpejti do te ketë një vendimmarrje për Fierin  dhe ne rast se hiqet dore nga përdorimi i teknologjisë atëherë do te kalohet tek numërimi me dore, një vendim ky i cili merret me 4 vota. Pavarësisht vërejtjeve te Partisë Socialiste dështimi i numërimit elektronik është paracaktuar qe ne momentin e miratimit te fletes se votimit; pasi KQZ miratoi një model me 42 parti ndërkohe qe janë regjistruar 67 parti te cilat do te garojnë ne 23 qershor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *