Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përshëndet miratimin me konsensus të plotë të Ndryshimeve Kushtetuese.
“Tani është momenti të fillojmë diskutimin për miratimin e ligjeve, në zbatim të këtyre ndryshimeve. Paralelisht duhet edhe të ndërtojmë një kalendar veprimesh ekzekutive për zhvillimin e sistemit të ri të projektuar në Kushtetutë.
Në këtë periudhë tranzicioni i kërkoj trupës gjyqësore dhe prokurorisë të jenë të fokusuar në ushtrimin me korrektësi të pergjegjësisë së tyre publike.
Deri në transferimin e përgjegjësisë tek institucionet e reja që parashikohen në ndryshimet kushtetuese, puna vazhdon normalisht dhe me përgjegjësi ligjore.
Edhe njëherë urime miratimit konsensual të reformës së Shtetit tonë të përbashkët!“, thekson Manjani.
