Në frymën e bashkëpunimit dhe harmonisë politike mes forcave të ndryshme parlamentare, një plak u shtua me fotoshop në grupin e deputetëve të komisionit të reformës në drejtësi, pohojnë burimet për Gojët e Liga.
Fotoja në fjalë, e sajuar në mënyrën më ordinere të mundshme, ka dalë nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike, pohojnë burimet. Mësohet se plaku është shtuar në foton emblematike pas firmosjes së mundimshme të draftit të reformës në drejtësi nga ana e komisionit special të Kuvendit.
Arsyetimi i zyrës së shtypit ishte se ilustrimi i diversitetit politik, moshor dhe psikologjik është prioritet i PD-së.
“Ne jemi krenarë që në atë foto, veç deputetëve të majtë apo të djathtë, mesoburra apo mesogra, të rinj që ende nuk e dinë se pse janë aty, apo profesionistë që të marrin gjak në sqetull, kemi dhe një përfaqësues të moshës së tretë”, tha për mediat punonjësja e zyrës së shtypit në PD, Kaltrina Derëzeza, “ndaj nuk ka rëndësi nëse e shtuam apo ishte vetë aty. Një fotografi ku mungon një plak i urtë, personifikim i urtësisë shekullore, do të ishte pasqyrim i pasaktë i realitetit”.
Por për hir të së vërtetës, Gojët e Liga mësojnë se në fakt, gjatë ditëve të debatimit të reformës në drejtësi, plaku në fjalë sillej rrotull korridoreve të kryesisë së Kuvendit duke molestuar profesionalisht punonjset e reja të administratës.
“Ç’e ke atë letër? Ç’janë ato dokumente? M’i jep mua, shpejt”, është pikasur të thotë plaku në fjalë, duke grisur apo djegur pa u lodhur tufa letrash A4. Ai u rrëmbente nga dora celularët deputetëve të pavëmendshëm dhe i përplaste në tokë. Edhe pse një grup marinsash amerikanë e deportuan të moshuarin zevzek jashtë mjedisit kuvendor, plaku nuk rreshti së thyeri xhamat e zyrave me gurë, apo së çari me biçak gomat e makinave të parkuara pranë kryesisë së Kuvendit.
***
Gojët e Liga është rubrikë satirike. Nëse dikush s’e ka kuptuar këtë material dhe bën tërci e vërci, në qafë pastë veten

Uaa, sa me mjeshteri e ka shtuar plakun, nuk dallohet fare! Qekan ustallar kta te Pd
Une kujtova se ishte polak, ky qenka plak. Ketij do thene polak qe ta kuptoje se eshte plak. Aty ne cep nuk duket fare, futeni te pakten tek floket e Strazimurit.
O zot deri ku arrijne marrezite njerezore.. !!! Fanatizem
politik “in extremis” ! “Lereni plakun ne shenjtenine e tij”
deri sa te vije ora te jape llogari !!!
I paska shkurtuar veshin ketij spurdhjakut qe s’i qesh turiri kurre,drogazhi e impotent..
Alphade:jep urdher ta arrestojn sa ma pare.Organizata e partis te caktojn tu per ti bere gjyqin fshatce sic e benit dikur.
Te gjithe ata psikopate deputete qe kane dale ne fotografi kane konsumuar vepra penale nga me te ndryshme nderkohe qe jane pjese e reformes ne drejtesi…kesaje i thone vari leshte drejtesise. Hiporkrizia fillon qe me palacon Fatmir Xhafen qe eshte ne krye te komisionit kur ne fakt duhet te ishte ne ndjekje penale.