Hidhet shorti i Serisë A, zbuloni kalendarin

redaktor

Është hedhur pasditen e sotme shorti i kampionatit italian të futbollit ku ekipet pjesëmarrëse në Serinë A kanë zbuluar radhën e ndeshjeve me kundërshtarët.

Në javën e parë Juventus do të presë në shtëpi Fiorentinën, Milan do të presë në shtëpi Torinon e ish-trajnerit Mihajloviç dhe mbrojtësit shqiptar Arlind Ajeti, Inter luan në transfertë ndaj Kievos, Roma pret në shtëpi Udinezen, ndërsa Napoli i Elseid Hysajt do të jetë mysafir në shtëpinë e Peskarës së Memushajt dhe Manajt. Një tjetër përballje shqiptarësh do të jetë mes Atalantës së Gjimshitit dhe Lacios së Berishës.

Derbi Milan-Inter do të luhet në javën e 13, ndërsa Milan-Juventus do të ndeshen në javën e 9. Përballja Inter-Juventus do të luhet në javën e 4-t. Derbi Lacio-Roma do të luhet në javën e 15.

seria a1
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *