Nuk bien dakord për çmimin, qëllohet me çifte i riu

Dita

Një sherr për prishjen e një pazari të tregtisë, ka përfunduar me nxjerrjen e armëve në fshatin Sheq, në Urë Vajgurore.

K.D,  60 vjeç, banues në fshatin Sheq dhe A.B, 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi nuk kanë rënë dakort për të realizuar tregti me njëri- tjetrin për shkak të çmimit,  janë konfliktuar.

Në konflik e sipër dyshohet se shtetasi K.D ka qëlluar me armë gjahu (çifte) drejt automjetit në të cilën ndodhej shtetasi A.B, raporton Klan.

Nga ky konflikt nuk ka pasur persona të dëmtuar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e këtij konflikti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *