Reforma, Cutillo, letër Bashës: Vlerësime për kontributin tuaj

Dita

Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo i ka dërguar një letër kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku vlerëson kontributin e tij për reformën ne drejtësi.

“Dëshiroj t’ju shpreh vlerësimin tim më të lartë për angazhimin dhe kontributin e Partisë Demokratike të kryesuar nga ju, në përcaktimin e tekstit të amendamenteve kushtetuese për reformën në sistemin e drejtësisë”, thuhet në letrën e ambasadorit Cutillo.

Diplomati italian vlerëson se, bëhet fjalë për një hap të parë kah drejtësisë të karakterizuar nga standardet europiane.

“Vendi nevojitet tashmë të angazhohet me të njëjtën ndjenjë përgjegjshmërie në fazën jo më pak delikate të implementimit të reformës në drejtësi. Kam besim se, edhe falë kontributit të forcës politike që ju drejtoni, Shqipëria do të tregohet në lartësinë e duhur për këtë sfidë e do të dijë t’i përgjigjet integrimit europian të qytetarëve shqiptarë”, vijon Cutillo.

Share This Article
3 Comments
  • Në çbotë jeton ky ambasador…..E çuditĕshme ,shteti që duhej të angazhohej më shumë pĕr një reformë të thellë ,kundër pushtetit oligarko mafioz,pĕrshëndet Bashën dhe natyrisht Berishën….kryetarët e mafies që bĕnë cështë e mundur kundër reformës dhe u tërhoqën vetëm pas kĕrcënimit amerikan.Dhe përfaqëson një qeveri të qëndrës së majtë ?Natyrisht ky ĕshtë stili i Gentilonit ,që flet pasi kanë folur të gjithë ….Të paktën Vllahutin varet nga Mogherini…tjetër melodi në kĕtë rast…

  • Ambasador Cutillo, mbase nuk keni qene ne Shqiperi,
    kontributi i Lulit ka qene vetem sabotimi i Reformes ne
    Drejtesi, vetem per te bunkerizuar familjen Berisha dhe
    klanin e tij, vetem per te mbrojtur hajnat, kriminelet , vra-
    sesit , plackitesut e grabitesit e pasurise se popullit !
    Thjeshte per te mbrojtur kryekriminelin e Shqiperise , Sali
    Milloshevicin, kete te fundit e theksoj fort per te mos e
    perzier me qeveritaret e sotem ne Beograd,Vucicin !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *