Në tre vitet e fundit kabineti “Rama” nuk morri asnjë vendim për të rritur pagat dhe pensionet, përveç indeksimit të inflacionit që i bëri pagesës së pensionistëve.
Por me sa duket, qeveria ka ndryshuar mendje lidhur me politikat e reja për të shpërblyer punonjësit. Në programin buxhetor afatmesëm që është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë është vendosur që vitin e ardhshëm të nisë rritja e pagave me një fond të vënë në dispozicion prej 10 milion dollarësh në buxhet, e më pas në 2018-ën fondi rritet me 15 milion duke arritur në 20 milion dollarë në 2019-ën.
Kështu, mesatarisht çdo punonjës i administratës do të marrë 116 dollarë shtesë në vit te paga e tij, ose rreth 10 dollarë në muaj.
Edhe pse nuk ka pranuar zyrtarisht qasjen e saj për të rritur rrogat, ministria e Financave nuk e ka mohuar një nisëm të tillë-raporton Vizion plus.
Megjithatë, fondi i vënë në programin afatmesëm nuk është përfundimtar, ai mund të rritet gjatë hartimit të buxhetit të ri që do të bëjë qeveria.
Po kështu, për këtë vit janë vënë 4 milion dollarë në dispozicion për shpërblime.
Me programin e ri ministria e Financave e mban fjalën që nuk do të ketë më rritje taksash, por ajo parashikon që të nxjerrë më shumë të ardhura nga taksa e pasurisë për qytetarët, e cila mblidhet për llogari të pushtetit vendor.
Ende nuk është vendosur formula e re që do të vihet në zbatim, po nga 52 milion dollarë që mblidhen sot, në fund të 2019-ën kjo shifër pritet të dyfishohet.

nje genjeshter qe ka tre vjet qe perseritet dhe i ben shqiptaret te enderrojne.
Ka tre vjet qe po flitet per borxhet e Saliut nderkohe qe per te mbyllur gropat e Saliut po ngrihet nje humnere shtet.
E po kane nevoje qe te kenaqin njerezit se fillon fushata zgjedhore. Thaset me miell po behen gati.
In Sha’a Allah.
Emin, n’tullum e paç.
PS i ka votat nga pensionistet e braktisur nga Berisha. PS duhet ta llogarise mire se ne kohen e Enver Hoxhes gjysem pensioni ishte 3500 Lek te Vjetra; pensioni mesatar 6.000 Leke te vjetra; pensioni maksimal ishte 10000Lek te Vjetra. Duke llogaitur rritjen e kostos se jeteses 100 here me shume, i bie qe nje pensionist me gjyesnm pensioni te marre 350.000 leke te vjetra, mesatsot 600.000 Lek te vjetra dhe maksimalo 1.000.000 Lek te vjetra. Pensionistet ne Shqiperi jetojne poshte minimumit te jeteses. Edi Rama ishte shpresa e tyre e fundit. Pas kesaj do te filloje bojkotimi i zgjedhjeve. .