Për të parën dhe të fundit herë një dasmë mbretërore në Shqipëri është organizuar në 23 prill 1938, ajo e Mbretit Zog me Geraldina De Nagy Appony.
Tashmë njoftimi zyrtar është bërë. Këtë vjeshtë do jetë e dyta e tillë, ajo e nipit të mbretit, Leka II me artisten Elia Zaharia. Një dasmë e tillë nuk është gjëja me e thjeshtë në botë për t’u organizuar. Veç kompanive të specializuara, ka punë dhe për mikeshat e nuseve.
Si ajo që ka mbërritur nga Suedia pak ditë më parë, enkas për t’u marrë me këtë punë, Sadije Berisha.
Mikeshë e Elias, që kur jetonte në Shqipëri si nuse në familjen Berisha, Sadija edhe më herët ka postuar fotografi në faqen e saj në Facebook me detaje nga dasmat mbretërore nëpër botë, por edhe pjesë nga shtypi botëror i fundviteve ’30 për dasmën e parë mbretërore Shqiptare.
Pastaj Sadije Berisha ka bujtur çiftin e të fejuarve Elia dhe Leka në Suedi dhe i ka shoqëruar në intervistat për mediat atje, derisa është shfaqur entuziaste për udhëtimin e saj në Shqipëri dhe pikërisht për përgatitjet e dasmës.
Prej disa ditësh ajo vijon postimet me intervistat e çiftit në vendet historike shqiptare, gjë që të lë të kuptosh se ajo po e ka marrë seriozisht detyrën e PR të dasmës së nipit të Ahmet Zogut.

Po per dasmen e burrit te fundit dhe kusheririt te pare?