Mbase dikush, dikur, do kishte dashur që Saranda të shndërrohej në një destinacion elitar, të shkëputur nga “turma” turistike e masave, ku rrjedhimisht lejohen shumë gjëra në funksion të fitimeve të mëdha.
Por nuk është kështu: Qyteti dhe plazhet përreth frekuentohen nga të gjithë familjarët mysafirë, pa folur pastaj për vetë banorët e qytetit.
Atëherë të hyjmë në temë: A mund të shpallen kaq pacipësisht reklama si kjo në mes të qytetit, në mes të ditës me diell?
Nuk e kemi me klubin apo klubet, që kanë punën e vet, por si mund të lejojë bashkia kësi publicitetesh me striptizë vend e pa vend, që edhe në Monte Karlo a në Las Vegas janë me karar? Kemi të bëjmë me qytet liberal?
Është mendjehapësi e banorëve?
Apo është vetë bashkia “ta boft zoti mbar’?”
Se po qe kështu, fare mirë këto reklama le t’i varin nga dritaret e bashkisë… / DITA


Po c pune ju prishin pllakatet kur Skipria eshte kthyer ne bordello!?
ju qe keni vene keto reklama,mos harroni te merrni edhe femijet me vete..(uroj ti keni te gjitha vajza)
Jo vetem femijet,jam i mendimit te marrin edhe grate edhe motrat e ne mundesine me te mire ddhe memat po i kane te reja!
Jo vetem femijet,jam i mendimit te marrin edhe grate edhe motrat e ne mundesine me te mire ddhe memat po i kane te reja!Apo jo?
Te tilla kane vene edhe ne mes te Tiranes dhe Bashkia e Qeveria heshtin.