Jeta është e shkurtër, vdekja është e gjatë (Marshi i qejflinjve)

redaktor

Eja në mejhane,
të bëhemi tapë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.

Puthim një ezmerkë,
thithim një flokëartë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.

Qoftë yll kinemaje,
apo dhe kurbatkë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.

S’besojmë në Zot,
s’besojmë në fat,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.

S’pyesim për orë,
ditë apo natë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.

S’pyesim për ditë,
e Hëné-a e Martë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.

Rroftë raki e rrushit,
dhe buza me mjaltë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.

Kur s’ka mish të pjekur,
rroftë Zonja sallatë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.

Jemi të kënaqur,
kur e pijmë dhe thatë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.

Ju burra të rreptë,
mos na qani hallin,
me rrëmujën tonë,
jetën tuaj tallim.

Poshtë moralistët,
dhe ju psikopatë,
ne lindim çdo ditë,
ju vdisni çdo natë.

Mundimet e jetës,
i kemi përqeshur,
ndaj në gji të vdekjes,
shkojmë duke qeshur.

Kush jeton si ne,
jeton sa për shtatë,
jeta është e shkurtër,
vdekja është e gjatë.

Poshtë moralistët,
dhe ju psikopatë,
rroftë raki e rrushit,
dhe buza me mjaltë.

1.01.1986

Share This Article
9 Comments
  • Ku me humbe djale,
    Ben i Lenos trime
    Gjithe kenget e tua
    drite vetetime

    Drite vetetime
    gjithe kenget e tua
    qe ne kete vape
    jane uji ne krua

    Tu befsha te penes
    te keqen e zerit
    sikur je ushqyer
    me majen e gjerit

    edhe mua plaken
    kengezat e tua
    ke pare? me vune flaken
    E di, cthone per mua?

    Bobo Aretia,
    iku nga fiqiri.
    Te me keshe jete
    Beni xhevairi.

  • “Eja ne mejhane te behemi tape
    Jeta esht e shkurter, vdekja e gjate”
    Me bukur se sot kurre nuk ke shkruar!
    Po pse prite kaq o Duke i uruar?
    Me mire se mejhanja nuk eshte as xhehneti.
    Te pijme e te dehemi se po vjen qameti.
    Te pijme e bejme qejf pa halle e andralla.
    Mos na plasi bytha per Reforma e perralla.
    Te ndreqim jeten ashtu si te vije.
    Ta kalojme me pije der kur vdekja te mberrije.
    Sa per politiken e lagu-s’e lagu,
    Ti shajme njezeri- C’tju mbaje pragu!
    Se me politike nuk pi as raki,
    Se zihesh me vllain, zihesh me komshi.
    Pra ne mejhane te pijme pa gajle fare,
    Ne kete jete te shkurter dhe kalimtare.

  • Arben. Pse nuk ben nje iliade apo lahute malaie.
    Edhe haxhi shqreti i ka bwre nje ali pashair.
    Pse nuk fillon nje qe nga 41 shi. Te hysh ne historine boterore. Harroi keta budallenjte. Be nje per epopene 50 vjecaee

    • Hahaaaaaaaaaaaaaaa! Iliade, thote, epope 50 vjecare, ti or trapi nuk qeke as tym, pa le zjarr qe jo e jo.

  • Beni na i qeteson shpirtin me bejtet e tua.
    Rrofsh sa malet e Gjirokastres qe te linden .
    Nuk te kam komentuar se vetem lexoj kenaqem dhe hedh edhe ndonje gur andej-ketej ne kete gazeten “tende”
    Faleminderit Ben beksi!

  • O i ziu bejtexhi, mos te eshte thyer gje pllaka e gramafonit e te ka mbetur gjelpera po ne nje vend. Mire e ke per zone pij per dite e per nate se jeten e ke te shkurter e vdekjen ke per ta pasur te gjate, kjo pune vajti marmallate.

  • Mua nuk me duket se te pish sa te behesh tape, ose sa te djegesh trute, kjo do te thote se po ben qef dhe po shijon jeten! Jeta eshte shume e me shume se kaq. Per mua ata qe e koncentrojne jeten tek rakia, jane njerez te marre fund. Dhe e di se çfare them se kam pare shume sahroshe se si kane perfunduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *