Dërguar me sms
Në numrin e redaksisë
E nderuar Dita! Në gazetat e ditëve të fundit kini dhënë tabelat e shtesës së pensioneve sipas vendimit të fundit të Qeverisë, por jo vendimin ku përfshihet edhe klauzola “pas rillogaritjes sipas ligjit 9588 dt. 25.07. 2006 për rillogaritjen e pensioneve” që në fakt është injoruar nga Institucioni. A mund të na japë ndonjë sqarim institucioni për moszbatimin e plotë të këtij vendimi? Ndërhyni edhe ju. Gaqe, pensionist.
