Dorëhiqet papritur mjeku i Kombëtares Shqiptare

redaktor

Arben Çeliku, Mjeku i Kombëtares shqiptare, ka dhënë dje dorëheqjen nga kjo detyrë.

“Panorama Sport” zbuloi dje përmes një “e­maili” dërguar drejtuesve të FSHF­së se Çeliku ka njoftuar për largimin e tij, pa dhënë arsye konkrete.

Dorëheqja ka qenë e papritur për krerët e institucionit të futbollit, të cilët kanë mbetur të habitur kur kanë mësuar për vendimin e mjekut.

Ortopedi i njohur ka qenë nga muaji maj i vitit 2008 në detyrën e mjekut të Kombëtares. Ai së fundmi ka qenë i angazhuar edhe në Europianin e Francës, i cili ka qenë edhe kulmi për të gjithë pjesëtarët e ekipit kuqezi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *