Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë sot projekligjet e fundit, përpara se deputetët të marrin pushimet. Veç ligjeve në axhendën e Parlamentit, pritet të votohet edhe zgjatja deri në dhjetor e mandatit të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, që do të punojë për ligjet që e bëjnë të zbatueshëm reformën. Sesioni i 7 i Kuvendit do të nisë më 5 shtator.
E hëna, e shpallur ditë pushimi për administratën me vendim qeverie, do të shënojë edhe seancën e fundit të sesionit të 6 të Kuvendit të Shqipërisë, legjislatura e tetë. Rendi i ditës së seancës ka 8 pika, mes të cilave dy marrëveshje koncesionare, ndryshime në Kodin Penal dhe ligji për rivlerësimin e pasurisë.

Sa ironike aqe dhe per te vene kujen,te superkorruptuarit dhe te superkriminalizuarit dhe tradhetaret e bukeshkalet e popullit,pra deputetet po ikin me pushime per te prishur, e fshehur apo pastruar e konvertuar leket e pista qe kullojne gjak,prostitucioni,droge,kontrabande shume ngjyreshe,korrupsioni e krimi!Kjo nje cudi? Jo, por nje pafytyresi e jashteqitjes se politikes shqiptare deri me sot.