Meta në SHBA në konventën e demokratëve

Elton Tafaruci

Kreu i kuvendit Ilir Meta, është ftuar  në Konventën e Demokratëve Amerikanë që zhvillohet nga data 25 deri me 28 korrik ku do të shpallet kandidatura për Presidente e SHBA zj.Hillary Clinton.

Kryeparlamentari është nisur pasditen e së dielës drejt Filadelfias, për të marrë pjesë në Konventë.

Por burimet thanë se gjatë qendrimit 4 ditor kryetari I Kuvendit pritet të ketë takime edhe me drejtues të tjerë të lartë të SHBA-së.

Për kreun e Kuvendit, Ilir Meta kjo është vizita e katër në harkun kohor të  6 muajve në SHBA. Meta udhëton drejtë SHBA-së vetëm pak ditë pasi në Kuvend u miratua me unanimitetin e 140 deputetëve reforma në drejtësi.

Share This Article
1 Comment
  • Ithtaret e Sali Vicidolit e komentojne viziten e Ilir Metes
    dhe L. Bashes ne Vashington si ”sygjerim” per nje qeve-
    ri teknike ne Shqiperi sipas propozimt te Metes dhe PD.
    Kete propagandojne fanatiket in extremis berishiste,
    Pyetja ime eshte : sa te verteta ka ne kete apo eshte thje-
    shte nje tymnaje sic ben vazhdimisht banda e Saliut.
    Pyetja tjeter cila eshte : po reformen kush do ta beje valle
    qeveria teknike ?! Ajo nuk mund ta beje kete sepse nuk e
    ka kete atribut ?! Atehere perse e thirren ne Vashington
    Ilirin ? Degjuam nje koment tendin per qeveri teknike
    po reformen kush do ta beje ?! Prandaj s’ka qeveri tekni-
    ke ! Mos e degjojme me kete ! ”Skifteret ” kane zbritur ne
    fushe ! Ata do ta pastrojne drejtesine nga kthetrat e Saliut.
    Ky eshte basti im me ithtaret e Saliut ! Interesante eshte
    se kur nuk i dalin ”parashikimet” ne vend qe te heshtin ,
    vazhdojne te kakarisin,me fanatizmin e tyre banal …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *